SHBA, perkrahja qe s'do te mungoje kurre
"Keshilla per Presidentin e ardhshem amerikan per marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian", ishte tema e nje dialogu te organizuar dje ne Insitutin "Aspen" ne Uashington. Te ftuara ne debat ishin ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Madeline Ollbrajt dhe Nenpresidentja e Komisionit Evropian, Margot Wallstrom. Kur na ndan vetem nje muaj nga zgjedhjet presidenciale ne Shtetet e Bashkuara, vemendja e publikut jo vetem brenda Amerikes, por edhe e atij boteror, eshte perqendruar mes te tjerash, edhe tek politika e jashtme e administrates se ardhshme amerikane. Si zonja Ollbrajt, edhe Nenpresidentja Wallstrom i sugjeruan Presidentit te ardhshem amerikan nje bashkepunim te ngushte me BE-ne per ceshtje globale, si lufta kunder terrorizmit boteror, kriza financiare, qendrimi ndaj Rusise, apo diplomacia publike.
Pas debatit, te dy foleset dhane nje konference per shtyp, ku i pyetem per sugjerimet qe kane ndaj Presidentit te ardhshem per politikat ndaj Ballkanit. Wallstron tha se shpreson qe Amerika do te vazhdoje te jete aleatja e Evropes ne zgjidhjen e problemeve me te cilat ndeshet Ballkani: "Cdo dite ne perpiqemi te trajtojme sfidat me te cilat ndeshet Ballkani. Ne kemi nje procedure, tashme te percaktuar per identifikimin e vendeve kandidate, duke perfshire edhe Kosoven, pasi ne jemi te angazhuar ne nje dialog me Shtetet e Bashkuara edhe per ceshtjen Kosoves".
Kurse Ollbrajt kujtoi faktin se "gjate administrates se Presidentit Klinton ne thame se Ballkani ishte ceshtja e fundit e pazgjidhur e Evropes, ne kemi dashur qe Kosova te njihet nga vende te tjera, ndersa per Serbine, kemi thene se eshte mire qe ajo te behet pjese e Evropes, ashtu sikurse edhe vende te tjera te Ballkanit, sepse serbet meritojne nje jete me te mire pas sundimit te Milloshevicit". Zonja Ollbrajt tha se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin ate cfare eshte e mire per Ballkanin, qe te jete nje pjese aktive e Evropes.
Ollbrajt
Marredheniet me Bashkimin Evropian zene nje vend te vecante ne politiken amerikane.
Ish-sekretarja e Shtetit Madeline Ollbrajt i cilesoi ato "te rendesishme, te nevojshme", por njekohesisht "jo te thjeshta", madje shpeshhere "te veshtira". "Populli amerikan ka nje ndjenje miqesie dhe prirje te natyrshme per te bashkepunuar me evropianet. Mendoj se ne duhet ta nxisim me tej kete ndjenje dhe ne shumicen e rasteve ne kemi pasur mirekuptim", - tha Ollbrajt. "Megjithate, ka disa ceshtje, per te cilat Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk kane qene kurdohere dakord, si p.sh., per ceshtje te tregtise mes te dy paleve, apo kur eshte fjala per ndihmen e evropianeve, ne Irak, ne Afganistan, apo per operacionet paqeruajtese ne vende te tjera te botes". Ollbrajt eshte e mendimit se mes amerikaneve ekziston nje ndjenje, se evropianet duhet te bejne me teper, duke dhene me shume kontribut ne keto operacione.
Uollstrem
Nenpresidentja e Komisionit Evropian, Margot Wallstrom (Uollstrem), pranon se mes evropianeve ekziston nje ndjenje lodhjeje, edhe per shkak te Kushtetutes, e cila nuk eshte ratifikuar ende nga te gjitha vendet anetare, por shprehu besimin, se me t'u arritur kjo, Evropa do te kete nje angazhim unik per bashkepunimin me Shtetet e Bashkuara, me te cilat ka synime te perbashketa, ne perpjekjet per nje zhvillim paqesor, te begate ne bote dhe ne forcimin e demokracise dhe te drejtave e njeriut: "Fatmiresisht, ne kemi mbeshtetjet e popujve nga te dyja anet e Atlantikut per thellimin e kontakteve tona dhe kete e tregojne edhe anketimet e fundit. Ne ndjehemi aleate me amerikanet, edhe pse kohet e fundit kemi patur opinione te ndryshme". Keto opinione, sipas zonjes Wallstrom, kane te bejne me masat qe duhen marre ndaj ngrohjes globale.