Një Europë kozmopolite për t’u mos u fundosur
Sipas sociologut Ulrich Beck dikotomia e vjetër mes federatës europiane dhe shteteve kombëtare është e tejkaluar dhe e parëndësishme për të ardhmen e BE-së. Ka ardhur koha për t’i dhen jetë një Evrope të vërtetë kozmopolite, të hapur dhe demokratike
Procesi i bashkimit europian pas Luftës së Dytë Botërore kishte një motivim të qartë: “kurrë më”. Qëllimi ishte i thjeshtë: për të transformuar armiqtë në fqinjë. Tani që kjo mrekulli u arrit, kërkimi i paqes duket se nuk është më në gjendje që të mobilizojë popullin e Europës. Nuk ka dyshim se Europa ka nevojë të madhe për një motivim të ri.
Këtu janë tre propozime për të ardhmen: Propozimi i parë - Ekziston një nevojë urgjente për themele të reja për Bashkimin Europian, sepse në këto momente në kontinent po mbivendosen tri procese të ndryshme destruktive që përforcojnë njëri-tjetrin: ksenofobia, islamofobia dhe armiqësi drejt Europës. Kritikët e Islamit, akuzohen se kërcënojnë vlerat e lirisë së perëndimit, kombinojnë me aftësi iluminizmin dhe ksenofobinë. Papritmas, në emër të Iluminizmit mund të jesh kundër imigracionit.
I lidhur me shpëtimin e vendeve të Europës jugore, një pakënaqësi të re nacionaliste po zhvillohet, dhe kalërohet sot, me një logjikë ndezëse të përbërë nga ndarja dhe konflikti. Vendet "donatore", duhet t’i imponojnë vendeve në krizë programe të ashpra. Kështu vazhdojnë të torturojnë popullin grek, e cila tashmë e ka kaluar stadin e durimit të dhimbjes. Grekët, nga ana e tyre, konsiderohen të shtypur nga “diktatet e BE-së”, e cila shkel pavarësinë e tyre kombëtare dhe poshtëron dinjitetin e tyre. Flaka e urrejtjes në kontinentin e vjetër është e trazuar vazhdimisht.
Armiqësia ndaj Europës – “monstra e sjellshme e Brukselit”, për të përdorur një fjalë të poetit Hans Magnus Enzensberger - është duke u ushqyer si në Gjermani po ashtu edhe në Greqi. Pas zemërimit drejt BE-së ekziston një besim i thjeshtë: ne mund t’ia dalim vetëm. Dhe ajo që tek “ne” do të thotë “ne gjermanët”, “ne francezë” dhe ndoshta edhe “ne nga Luksemburg-u”.
Bëhet fjalë për një vetë-mashtrim kombëtarë. Kjo është sikur gjermania po thotë “lërmëni jashtë”. Ne gjermanët flasim për Europën sikur të ishin tërësisht të pavarur. Por në fund të fundit, ne duhet të përmbysim perspektivën. Paramendoni nëse BE-ja me të vërtetë do të shembet. Sa do të na kushtonte të braktisnim euron dhe të kthehemi përsëri 12 valutave kombëtare, duke rivendosur pengesat përgjatë kufijve të shteteve, rivendosjen e kontrollit kufitar dhe duke zëvendësuar ligjet e BE-së me ato të 27 vendeve?
Propozimi numër dy - Sëmundja e Europës nuk është kriza e euros. Dhe as mungesa e vullnetit për të forcuar bashkimin politik ose mungesa e një lëvizje të përbashkët qytetare. Të gjitha këto janë vetëm simptomat. Problemi themelor i Europës është i ndryshëm: kontinenti vuan për shkak se nuk arrin ta kuptojë veten. Dhe është pikërisht përfundimi në "Shtetet e Bashkuara të Europës", që e bën Europën dhe disa shtete anëtare të saj krye-rivalë, në gjendje për të vënë në pikëpyetje të drejtën reciproke për të ekzistuar. Për sa kohë si alternativë është mes Europës dhe shteteve, pa mundësinë e një rrugë të tretë, vetëm shqiptimi i fjalës “Europë” do të shkaktonte frikën e popujve.
Propozimi numër tre – Kjo “rrugë e tretë ende e pamenduar” është ajo e një Europe kozmopolite dhe të një Gjermanie kozmopolite. Në këtë kuptim është e rëndësishme për të bërë një dallim të qartë midis kombit dhe nacionalizmit. Gjermanët që përpara shpërbërjes rrëshqitëse të BE-së kërkojnë të “kthehen në shtetet-kombe” janë naivë dhe jopatriotë: naivë sepse injorojnë shpenzimet e pallogaritshme që BE-ja do të përfundonte, dhe anti-patriotike, sepse ata rrezikojnë Gjermaninë. Në të kundërt, të kuptosh se e ardhmja e Gjermanisë është kozmopolite do të thotë të bësh mirë si Gjermanisë po ashtu edhe Europës.
Një Gjermani kozmopolite mund të imponojnë një model të ri të sovranitetit. E vërteta është se Europa nuk rrezikon fuqinë e kombeve, por e rrit atë. Kur është e nevojshme, shtetet anëtare kanë një zë në Europë dhe më gjerë. Ata mund të ndikojnë direkt zgjedhjet politik të Europës. Përveç kësaj, problemet e tyre të brendshme -, krimi, emigracioni, zhvillimin e bujqësisë dhe bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji - janë zgjidhur në pjesën më të madhe për shkak të BE-së.
Një Gjermani kozmopolite gjithashtu do të thotë lindjen e një koncepti të ri të identitetit dhe të integrimit, në gjendje për të siguruar një bashkëjetesë paqësore përtej kufijve. E gjitha kjo do të jetë e mundur, pa sakrifikuar individualitetin dhe dallimet mbi altarin e homogjenitetit kombëtar. Diversiteti që përbën thelbin e Europës - larmisë së gjuhëve, të stilit të jetës, artet dhe format e demokracisë - duhet të konsiderohen nga gjermanët si një burim i ndërgjegjes kombëtare dhe jo një kërcënim për identitetin kombëtar.
Kauza jonë duhet të jetë Evropë – Ju duhet të kuptoni se e ardhmja e Europës - dhe në këtë rast edhe e ardhmja e Greqisë - është pjesë e fatit të Gjermanisë, në frymën e përfshirë në fjalët e Willy Brandt në sesionin e parë të Bundestagut të Gjermanisë bashkuar: “gjermanët dhe europianët i përkasin njëri-tjetrit. Tani, dhe shpresojmë, përgjithmonë”.
Ka ardhur koha që Europa të jetë kauza: me kokë kombëtare dhe këmbë kozmopolite. Kriza e vazhdueshme që ne e quajmë Europa është një mundësi e madhe për politikanët gjermanë. Politika e re e BE-së - që është baza e zhvillimit financiar të së ardhmes, të mjedisit dhe sociale të Europës, nga më të madhja tek me e vogla - do të mund të kishim një qeveri koalicioni të kuq me të gjelbër. Bashkimi Europian, atëherë do të pushonte së qeni një “përbindësh i but”, që ne njohin, duke u bërë kështu një Europë sociale në bërjen e qytetarëve dhe punëtorëve.
Një Europë që do të përqafojnë luftën për legjitimiteti demokratik dhe reagimin e politikës për problemet globale në një mënyrë transparente dhe të një rëndësie themelore për jetën e përditshme të qytetarëve të saj. Europa e re kozmopolite meriton votën tonë. Pra, ku është Willy Brandt-i Europian? Marrë nga Presseurop.eu
*Ulirch Beck, i lindur më 1944 është një nga sociologët me të njohur bashkëkohorë gjermanë. Jep mësim në Munih, Londër dhe Harvard
Përgatiti: L. Lita