Një Evropë që po plaket, pasiguri për të ardhmen
Greqia është një ndër disa vende të Bashkimit Evropian që përballet me një krizë të sistemit të pensioneve për shkak të popullatës që po plaket me ritme të shpejta. Ndaj, Brukseli i ka kërkuar asaj të rishikojë sistemin e fragmentarizuar, të padobishëm dhe të keqmenaxhuar të sigurisë sociale. Franca dhe Italia gjithashtu po ndeshen me reagime të ashpra të punonjësve dhe partive të opozitës për shkak të përpjekjeve për rritjen e moshës së daljes në pension dhe sasisë së përfitimeve nga sistemet e tyre të pensioneve. Ekspertët ndërkohë thonë se nëse ky sistem në Greqi nuk ndryshon, deficiti në fondin e pensioneve mund të arrijë në 400 miliardë euro, pothuajse sa dyfishi i GDP-së së vendit.