Banorët flasin për seksin
Rrëfimet e banorëve në shtëpinë e "Big Brother" kanë nisur të jenë më të lirë. Najada ka treguar se natyra e saj është tepër e lirshme. Ajo ka treguar konkretisht se ka pasur edhe histori flesh me meshkuj që i ka takuar në një pub dhe në mëngjes nuk i ka njohur më. Histori të tilla, tregon ajo, kanë qenë më të shpeshta gjatë periudhës kur ka jetuar në Itali. Nada tregon për një flirt që ka pasur me një të huaj në Itali. Ndihen paragjykimet brenda dhe Çimi është i pari që i shfaq. Ai e pyet se deri kur do të vazhdojë me këtë sjellje, por ajo nuk di t‘i japë përgjigje.
Nardi me Rominën dalin për një cigare pas bisedës mbi seksin. Romina i thotë Nardin se është shumë e çuditur nga mohimi i Besës se ajo "nuk eksitohet". Pas insistimit të Rominës, Besa pranon se ndjen kur puthet me të dashurin, por e kontrollon veten jashtëzakonisht. Kurse Romina mendon se Besa ka frikë të shprehet dhe se ajo po kërkonte t‘i hiqte frikën duke folur aq hapur. Nga ana tjetër shqetësohet për përshtypjen që mund të jetë krijuar për të kur ka thënë se "femrat eksitohen nga meshkujt me të njëjtin intensitet siç eksitohen meshkujt nga femrat". Nardi bën batutën për Besën, që ajo është tamam një "cucë malsie".
Romina: Femrat eksitohen si meshkujt
Nuk është problem për Rominën të thotë bruto atë që mendon. Kjo është arsyeja mesa duket që ajo i vë të tjerët në siklet. Duke folur me Besën, Arbrin dhe Nardin mbi marrëdhëniet mashkull-femër, ajo thotë se fermat eksitohen njëlloj si meshkujt. Ato kanë gjithashtu të njëjtin impuls seksual që i bën të interesohen për meshkujt. Besa turpërohet nga kjo që thotë Romina, ndërsa çunat qeshin me të madhe. Romina nuk i beson dot reagimit të Besës së ndrojtur, duke shpjeguar se nuk ka asgjë të keqe të thuash se një femër është njëlloj me një mashkull në seks. Ajo mendon se seksi dhe dashuria ecin bashkë, por janë gjëra shumë të ndryshme. Arbri e pyet nëse ajo do bënte seks me një person pa dashuri. Ajo përgjigjet që kjo është pjesë e situatës. Pyetjet e çunave lidhen me fantazitë e saj seksuale dhe ajo tregon një nga gjërat që ka fantazuar. Ajo flet për stile që i pëlqejnë.
Edhe mes Olsit, Junës, Polit e Inës bëhen thashetheme për Rominën dhe fizikun e saj. Ata gjenden në banjë, ndërsa Olsi prej me shumë se një ore po i pret flokët Polit.
Ndërkohë, Najada është duke bërë një diskutim të gjatë për shoqërinë. Ajo thotë se shoqëria e saj më e mirë është ajo jashtë-shkollore. Ata janë njerëz më të mëdhenj se Najada në moshë dhe kjo është një nga arsyet pse ajo i ka zgjedhur si miq. Ajo thotë gjithashtu se me shoqërinë e saj bën vetëm biseda që kanë të bëjnë me jetën e tyre, jo me politikën, për shembull sepse këtu debati për politikën është tepër i papëlqyeshëm. Najada mendon se tavolina shoqërore ka rregulla që duhen respektuar dhe përshtatja është një nga vetitë themelore për ta ruajtur atë.
Ndërkohë, Nardi, Besarta dhe Arbri janë duke diskutuar për dashurinë. Besa thotë se nuk ka rënë asnjëherë në dashuri, por ajo vlerëson moshën (nuk duhet të jetë i vjetër) dhe ndjenjën që arrin të ndash në një puthje. Leonardi vazhdon ta ngacmojë me pyetje Besën, madje nis e bën shaka sikur Besa ka rënë në dashuri me të. Arbri ia këput me të qeshur.
Ata vazhdojnë të pyesin, por ajo përgjigjet se për dashurinë nuk di shumë gjëra. Por gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, ndaj Nardi hap muhabetin për veten e vet. Besa i thotë se "të simpatizoj për person, por aq". I thotë gjithashtu se "ne jemi duke ndenjur shumë mirë me njëri-tjetrin, s‘ka nevojë për biseda të komplikuara".
Romina i shtohet grupit dhe e pyet Besën nëse ka propozuar ndonjë djalë. Ajo i përgjigjet: "Jo". Romina thotë që ajo e ka bërë.
Banorët gjatë kësaj kohe bisedojnë për gjëra rastësore. Ata flasin për muzikën shqiptare dhe ëndrrat që kanë parë me ndonjë të famshëm. Ata tregojnë për lokalet dhe vendet ku rrinin përpara se të hynin në shtëpinë e B.B.
Kur ndahen nëpër grupe të vogla, ata nisin nga thashethemet. Sigurisht që argumenti është Romina. Mes Çimit, Najadës dhe Visit flitet se Romina është xheloze dhe ziliqare. Ata vazhdojnë të flasin për "simpatinë" e Rominës ndaj Olsit dhe për faktin që Olsi e shpërfill. Julinda është prezente në pjesën e dytë të bisedës, por nuk flet asnjë fjalë, deri kur Najada bën komentin për thënien e Rominës se "Olsi është tipi im". Juli e korrigjon Najadën duke thënë se Romina është shprehur që "Olsi me Rominën janë të ngjashëm". Najada vazhdon me komentet dhe përshtypjet e saj. Julinda nuk flet më, deri kur kujtohet për lojën e djeshme dhe përgjigjen mbi ndryshimin e saj me të tjerët gjatë ditëve të kaluara brenda shtëpisë. Aty ajo nis e shprehet se Romina është posesive dhe ka maninë të japë urdhra. Ajo thotë se Romina flet me të tjerët në mënyrë urdhërore.
Arbri, Nardi, Romi janë duke folur për jetët e ndryshme të një djali dhe një vajze. Romina tregon se nuk ka pasur probleme për mënyrën se si ka zgjedhur ta jetojë jetën. Ajo bën krahasimin me të vëllain, duke thënë se ajo ka ecur në një hap me të vëllain, madje ata paguhen pothuajse njëlloj. Ajo thotë se tani që ka nisur punë është e pavarur nga familja dhe nëse nuk do hynte në B.B., do të shkonte për pushime në Mal të Zi. Romina flet për veten me Arbrin dhe Nardin me shumë siguri në ato që thotë. Ajo nuk e di që ndërkohë banorët e tjerë kanë filluar ta shohin shtrembër.
Astriti shkon në oborr dhe gjen vetëm Visin. Ata nisin të flasin për Rominën, Nardin dhe Junën. Ata mendojnë se Romina e ka ndryshuar shumë sjelljen, ashtu si edhe Juna. Për Nardin nuk zgjaten shumë, pasi Romina është bërë thashethemi më interesant i kohëve të fundit. Ndërkohë, Ina po mbaron mëngjesin me Arbrin dhe Polin. Ajo i thotë Polit se ai nuk e kuptoi përsëri pse ajo ishte mërzitur dje. Ai i flet me pak ironi, duke i thënë se "ndër 100 arsye, s‘e gjeta dot përse-në". Pas pak ata lirojnë tavolinën për pjesën tjetër që do ushqehet.
Ndërsa Juna është çuar e para nga krevati që ndante me Olsin, të tjerët në dhomën e gjelbër janë drejtuar për te tualeti. Poli tenton të zgjojë Inën meqë tashme të gjithë janë zgjuar. Juli dhe Juna janë të parat që hanë mëngjes bashkë me Shkëlqimin.
Astriti gjendet ende me Olsin dhe Najadën në dhomën blu: ata të dy të përqafuar në shtrat, ndërsa Astriti që rregullon krevatet dhe rregullohet edhe vetë. Najada me Olsin fillojnë të flasin lidhur me faktin që Olsi përfundon përherë tek ajo në krevat, ndërsa Astriti "i përgjon" duke u sjellë me indiferencë. Çifti ndihet pak në siklet nga prezenca e Astritit, ndaj mbulohen me jorgan ndërsa hipin sipër njëri-tjetrit.
Olsi, që mbrëmë kishte fjetur pranë Junës, në mëngjes shtrihet sërish te Najada. Fillimisht ajo nuk e ndjen Olsin, por pak më pas nisin përkëdheljet te flokët dhe ajo zgjohet. Ata afrohen shumë pranë njëri-tjetrit dhe nisin një bisedë intime me fjalë e prekje. Ledhatimet e tyre shkaktojnë kënaqësi, deri kur "s‘mban më ujë pilafi" dhe ata çohen nga krevati.