Një G-2 do të ishte një gabim
Nga Henry Kissinger
Në një darkë të fundit në Uashington që do të mbyllte vitin e takimeve ekonomike e strategjike midis Kinës dhe SHBA, rituali i kooperimit ishte më i ngrohtë se kurrë, është hera e parë që ndodh, që kur dy vendet kanë rivendosur marrëdhëniet bilaterale, gati dyzet vjet më parë, në 1971. Është mirë që të jetë kështu, sepse në dhjetë vitet e ardhshme do të shohin sfida të mëdha kapaciteteve të tyre të adaptimit dhe të vizionit për një urdhër të ri botëror.
Të mendosh se fundi i recesionit ekonomik do të ristabilizojë sistemin e vjetër ekonomik global do të thotë të injorosh tronditjen psikologjike e politike që pati Bota. Një det plot likuidet (para) bashkë më urinë e SHBA/së për të mira konsumimi kishte dërguar në Kinë një sasi të madhe dollarësh.
Pastaj Pekini na kishte dhënë borxh prapë lek të tjera që të blinim përsëri. Përpara krizës, Kina kishte dërguar në SHBA një numër ekspertësh e kishte investuar në institutet qendrore financiare amerikane për të mësuar sekretet e një sistemi që dukej se prodhonte nje rritje ekonomike të qëndrueshme, me pak risqe.
Kriza ekonomike e tronditi atë besim. Liderët ekonomikë kinezë panë sistemin financiar amerikan të ekspozojë kursimet e një dekade furtunës që ishte gati katastrofike. Për të mbrojtur vlerat e investimeve të Thesarit të saj e të subvencionojë ekonominë që eksporton, Kina e pa të arsyeshme të mbajë pasurinë e Thesarit të saj, gati një miliardë dollarë. Është e paevitueshme konsekuenca në ambivalencën që kanë të dy shtetet. Nga një anë, dy ekonomitë janë të ndërlidhura fort. Kina ka një interes të veçantë që ekonomia e Amerikës të jetë e qëndrueshme dhe mundësisht në rritje, por është e interesuar që të zgjidhet nga varësia që ka nga vendimet e Uashingtonit. Që kur inflacioni dhe deflacioni amerikan u kthye në ankth të rëndë për Kinën ashtu u kthye edhe për SHBA/në, të dy vendet duhet të koordinojnë politikat e tyre ekonomike. Si kreditori i madh i Amerikës, Kina ka një levë ekonomike
që nga precedentë në eksperiencën amerikanë. Në të njëjtën kohë, ekziston në të dyja anën, në një kombinim ambivalent, tentativa e zgjerimit të hapësirës të vendimeve të pavarura.
Një numër i madh lëvizjesh kineze e pasqyrojnë këtë tendencë. Funksionarët e Pekinit ndihet më të lirë të ofrojmë SHBA/së këshilla publikë dhe private. Kina ka filluar të bëjë tregti me Indinë, Rusinë dhe Brazilin jo më në dollarë por në monedhën e tyre. Propozimi i guvernatorit të bankës qendrore të Kinës për të krijuar gradualisht një valutë riservë si alternativë është një shembull interesant: ideja ri-propozohet në shumë forume dhe Kina ka një qetësi tradicionale për të ndjekur pikësynimet e veta, që duhet marrë seriozisht. Kjo më shumë për të evituar politika konfliktuale, duhet intensifikuar influenca e kinës në proceset e vendimmarrjes së ekonomisë globale.
Sipas vizionit tradicional të politikave ekonomike për të ardhmen, ekonomia botërore do të ri-gjejë vitalitetin kur Kina do të konsumojë më shumë dhe Amerika më pak. Por nëse të dy vendet do të respektojnë këtë recetë, do të ndryshojë suaza e politikës: një Amerikë që konsumon më pak, do të importojë më pak nga Kina. Në qoftë se Kina, do të pakësojë eksportet shkallë shkallë, do të spostojë ekonominë e saj në tregun e brendshëm dhe në infrastrukturë, do të dali një urdhër i ri ekonomik. Kina do të jetë më pak e ndërlidhur me ekonominë amerikane, kurse lidha ekonomike e vendeve fqinje do ta rris influencën politike të Pekinit.
Të përkufizosh një bashkëpunim të gjatë nuk është e lehtë. Historikisht Kina dhe SHBA/të kanë qenë superfuqi hegjemonike që vendosnin agjendën në mënyrë unilaterale. Nuk janë të mësuara me aleanca të ngushta as me procedura konsultimi që ngushtojnë lirinë e tyre në bazë të barazimit të forcës. Kur kanë qenë në aleancë, tentonin të tregonin lidershipin e tyre në nivelin e dominimit ekonomik e politik që rridhte nga partershipi sino-amerikan. Për të bërë funksionuese, liderët amerikanë duhet të mësohet me sirenat e një politikë që kërkon të mbajë pozicione që nuk i kanë më, sikundër i kishin gjatë luftës së ftohtë, kurse Kina duhet të shihet nga një politikë që kërkon të ulë fuqinë hegjemonike të Amerikës për të krijuar një bllok aziatik. Një konflikt midis dy vendeve do të shkatërronte ekonominë botërore, siç ndodhi gjatë luftës së parë botërore në Evropë. Probleme që zgjidhen në një plan global - si energjia, ambienti, zhvillimi nuklear - do të kërkojnë një bashkëpunim dhe një vizion të përbashkët në të ardhmen.
Përsa i përket krijimi të G2, unë besoj se një drejtim global sino-amerikan nuk do të ishte në interes të asnjë vendi në botë. Vendet që do të ishin përjashtuar do të ri-gjenin një nacionalizëm të ngushtë atëherë kur kërkohet një vizion i përbashkët universal.
Kontributi i madh i SHBA-ve në vitet 1950 është ai i marrjes së frenave të zhvillimit të një sërë institucioneve falë kësaj shumë Oksidenti mundi t’i bëjë ballë tronditje të jashtëzakonshme. Një kontinent e drejtuar nga rivalitete nacionale gjeti mekanizmat për të institucionalizojë një fat të përbashkët, duke ulur shumë probabilitetin të një luftë të re dhe duke zhvilluar një urdhër të ri botëror.
Tani në shekullin XXI kërkohet një strukturë institucionale gjë të jetë gati për sfidat e reja. Vendet që kanë bregdetin në paqësor kanë një mbresë të identitetit kombëtar shumë më të fortë se vendet e dala nga konflikti i dytë botëror. Nuk duhet të dalin në një version të azhurnuar të politike klasike të ekuilibrit të fuqive. Do të ishte një gjë e keqe nëse dy spondet e paqësorit do të bëheshin si dy bloqe të kundërta.
Kurse qendra e gravitetit e tregtisë ndërkombëtare do të spostohet në Azi dhe Amerika do të gjejë një rol të ri të ndarë nga hegjemonia, por kompatibile me lidershipin, kemi nevojë të imagjinojmë një strukturë bashkëpunimi midis Amerikës dhe kinës, por edhe e gjerë sa të mbajë brenda edhe vende të tjera të kontinentit, që të kenë mundësinë të realizojnë aspirata e tyre.
Përgatiti Lavdrim Lita
Copyright 2009 Tribune Media Services, Inc