Reagojnë socialistët e Korçës: Letrën kundër Blushit nuk e shkruajtëm ne, por Rama
Edi Rama prtej një jave po mundohej të nxirrte nga kryesia e Partisë Socialiste të Korçës një
letër kundër Ben Blushit. Dhe në të vërtetë një letër e tillë arriti dje në të gjithë redaksitë e mediave, një pjesë e të cilave e publikuan. Vetëm 24 orë më pas del e vërteta e kësaj letre. Socialistët Korçarë e aq më tepër kryesia e kësaj dege nuk ka bërë kurrë një letër kundër Ben Blushit. Kjo është vërtetuar sot pas një deklarate zyrtare të kësaj dege. Kryetari i PS-së së Korçës, Ilir Pendavinji, tha sot në deklaratën e tij publike se edhe Blushi dhe Rama mund të kandidojnë për kreun e PS-së. Sipas burimeve nga dega lokale e PS-së në Korçë, anëtarësia e kësaj dege nuk ka shfaqur asnjë qendrim pro Ramës apo Blushit. Sipas degës së PS-së në Korçë, të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret, mund të kandidojnë dhe për këtë Blushi dhe Rama nuk kanë pengesa në garë. Në këtë mënyrë pafytyrësia e një mashtruesi mediatik del akoma më shumë në pah. Rama tashmë po mundohet të bëjë çmos për të ulur të gjithë figurat e Partisë Socialiste, madje edhe duke shkruar e-maile në zyrën e tij, duke krijuar adresa e-maili në emër të personave të ndryshëm, të cilët në rastin më të mirë nuk dinë të përdorin internetin, e në rastin më të keq, nuk janë fare në dijeni për veprime të tilla. Mashtrimi i ulët i Edi Ramës për të “shitur” apo “trafikuar” “lajme” në media tashmë është duke u bërë publik çdo ditë e më shumë. Me sa duket Rama ka hequr dorë nga telefonatat kërcënuese që u bënte gazetarëve apo pronarëve të mediave, është sofistikuar, përdor e-mailin për të mashtruar këdo që mundet.
...