E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zërat që po çojnë në greminë Edi Ramën

Edvinin po e këshillojnë për reaksion segmentet më antikombëtare të ish-nomenklaturës komuniste, të cilat po gjallojnë përmes riciklimit të parave nëpër ndërmarrje ekonomike. Zërat e Ruçit, Dokles e Gjinushit po gërshetohen këto ditë me zërat e sekserëve të ndërtimit, në bashki, KRT, apo në radhët e grupeve të interesit. Zërat vendimtarë që i vijnë nga lart Edvinit janë zërat e shoqërisë së ngushtë, zërat e shoqërisë së Pezës, asaj të Ibizas, ishullit Lesbos apo të tjerë vendeve alternative, që s’kanë asgjë të përbashkët me interesat e pjesës dërrmuese të shqiptarëve

Gjendja psikike e Edvinit e ka sjellë vëmendjen e publikut tek zërat që po ushqejnë sjelljet jopolitike të kryetarit mandatprerë. Edvini ka bllokuar çfarëdolloj piace politike, që e rendit Partinë Socialiste në radhën e forcave parësore të politikës shqiptare, vetëm e vetëm që të zgjidhë problemet e brendshme në PS, andralla që po rrezikojnë edhe vetë avenirin politik të Ramës.
Zërat që i vijnë Edvinit janë kryesisht të lidhura me matricën politike që prej më shumë se 60 vjetësh po pengon krijimin e një ekulibri moral në shoqërinë shqiptare. Edvini po bën çmos të trashëgojë sot atë nomenklaturë që prej vitesh ka sjellë formësimin e atij fronti që ka penguar integrimin e Shqipërisë në botën euroatlantike. Zërat vijnë së pari nga shtresa e politikanëve që në mënyrë imorale kanë sjellë rreshtimin e Partisë Socialiste në llogore ksenofobe, bile edhe antiperëndimore. Skënder Gjinushi, Gramoz Ruçi e Namik Dokle janë arketipat e këtij këshillimi antikombëtar.
Në rend të dytë të këshillimit – por jo më pak të rëndësishmit, nga ana e valencës - renditen sekserët, ata që realisht ngërthejnë edhe shtysën finale të sjelljeve krejt jopolitike, antitiranase e aspak kombëtare të kryetarit aktual të bashkisë. Zërat e biznesmenëve të drejtimit, të cilët në shumicë kryejnë edhe funksionin e sekserëve në dhënien e lejeve të ndërtimit nga ana e KRT-së së bashkisë së Tiranës, marrin pjesën e luanit në këtë skemë dhe pikërisht tek kjo pjesë e skenografisë, kuptohet edhe më mirë situata e pengmarrjes në të cilën ndodhet kryetari i bashkisë së kryeqytetit, i cili rastësisht është edhe kryetar i Partisë Socialiste.
Në rend të tretë është ajo ushtria masive e mediokritetit, e cila i zinte derën Edvinit – kur ai kandisej të vinte ndonjëherë në selinë e PS-së – e cila po e rrezikon të majtën ta shndërrojë në një ushtri argjile, e cila mund të thërrmohet në provokimin më të parë ideologjik, kryesisht provokime që mund të vijnë nga Ilir Meta dhe LSI-ja.
Së fundmi, por së pari për nga rëndësia, për Edvinin janë këshillat që vijnë nga miqtë, këshillat nga njerëzit e Pezës, njerëzit e kullave përballë ish-vilës së diktatorit Hoxha, njohjet rinore nëpër kullat në lagjet ekskluzive të kryeqytetit, por edhe porositë me të cilat ai njihet në qendrat e njohura të këtyre punëve si në Athinëë, Ibiza, Santorini, ishullin Lesbos, etj. Këto njohje të reja (apo rinjohje) janë thelbësore në kurbat e menjëhershme që merr sjellja politike e Edvinit dhe mund të sjellin njëfarësoj një interpretim të zërave nga lart që i vijnë Edvinit.
Ata janë zëra krejt jopolitikë, zëra që s’kanë të bëjnë aspak me aspiratat e shqiptarëve, zëra që s’ndihmojnë dot ambiciet individuale, por janë më së shumti, zëra që nxiten nga interesat egoiste, që nuk sjellin as lumturinë e Edvinit e që në një vështrim global veç na shtojnë patologjitë e deritanishme të kryetarit të PS-së dhe që nxisin faktorët e tjerë politikë t’i kërkojnë zgjidhjet jashtë skemave që e përfshijnë Edvinin dhe Partinë Socialiste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›