Trstena drejt Standard Liege

Faton Trstena, i cili aktivizohet te klubi nga liga e tretë suedeze, Hogaborgs BK, në një të ardhme të afërt, ka gjasa të mira që t’i bashkohet ish-kamionit të Belgjikës, Standard Liege.
Sulmuesi 17-vjeçar, që më parë ka qenë pjesë e skuadrës tjetër suedeze, Helsingborgs IF, është testuar për disa ditë te njëri ndër klubet më të mira në Belgjikë, derisa kishte lënë përshtypje të mira.
“Isha në Belgjikë dhe kam stërvitur me Standard Liege. Së pari kamë stërvitur me U19, e pastaj me U21. Stërvitjet kanë shkuar mirë dhe ata ishin gati të më ofronin kontratë, por ata kanë kontaktuar me drejtuesit e Helsingborgsit, të cilët kanë kërkuar dëmshpërblim për mua”, ka thënë Trstena për mediat suedeze.
Përveç Standard Liege, interesim për Trstenën ka shprehur edhe një klub tjetër belg, Bocholter VV, që garon në ligën e tretë të këtij vendi. Por 17-vjeçari ka bërë të ditur se ka refuzuar këtë klub pasi synon të transferohet gjatë kësaj vere në Standard Liege.
Trstena ka thënë se menaxheri i tij i kishte aranzhuar që të provohet edhe në dy klube të tjera, në mesin e të cilave ishte edhe gjiganti holandez, PSV Eindhoven, por kjo nuk ishte realizuar.