Një Kardinal përgjegjës për skandalin “Vatilekas”?

Për zbulimin e dokumenteve të besueshme të Papës në aferën “Vatileaks” sipas të gjitha gjasave përgjegjës është një kardinal i pa-emëruar, kanë njoftuar mediet italiane.
“Operacioni është kryesuar nga një Kardinal”, deklaroi gazeta Il Mesaggero, ndërsa burimi, fjalët e të cilit i citoi gazeta La Repubblica, theksoi se kokat e gjithë aferës janë Kardinalët, e më pas pasojnë “peshqit më të vegjël”.
Shërbëtori personal i Papa Benedictit XVI, Paolo Gabriele, është arrestuar javën e kaluar, pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur dokumente të besueshme, ndërsa gjykata në Vatikan të shtunën edhe formalisht e ka paditur për posedim dhe publikim ilegal të këtyre dokumenteve, duke kumtuar se do të fillojë një hetim më i gjerë, për të zbuluar se a ka pasur Gabriele bashkëpunëtorë.