E Diel, 1 Nëntor 2026

Një “kanibal” sulmon një të pastrehë në Miami

Një person ka sulmuar në mënyrë brutale një të pastrehë në Miami, duke filluar më pas që t’ia ha fytyrën, kanë njoftuar mediet lokale.

Siç njoftoi policia lokale, viktima është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa kanali televiziv CBS theksoi se viktimës si pasojë e kafshimeve i janë këputur hunda dhe mollëzat.

Policia ende nuk e di se si janë takuar sulmuesi dhe viktima, por supozon se sulmuesi e ka takuar rastësisht atë.

Sulmuesi ka qenë lakuriq, e ka rrëzuar viktimën në tokë dhe ka filluar t’ia ha fytyrën. Policia për incidentin u njoftua nga kalimtarët e rastit.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, një polic ka shkrepur armën në drejtim të sulmuesit, por ai nuk e kishte lëshuar viktimën, duke detyruar policin që të shkrepë disa plumba në drejtim të sulmuesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›