Ulje e detyruar e një Boeingu në Kanada

Një aeroplani “Boeing 777”, i linjës Air Canada, i është dashur të kryejë një ulje emergjente në aeroportin e Torontos, nga i cili ishte nisur pak momente më parë për në Tokio.
Sipas zyrës kanadezë të sigurisë së transporteve, mbi ngjarjen është hapur një hetim, por për momentin nuk mund të bëhet publik asnjë detaj.
Autoritetet kanë refuzuar kështu të komentojnë zërat se një nga motorët e aeroplanit kishte pushuar së funksionuari, pak momente pas ngritjes në ajër.
Aeroplani me numër fluturimi 001 ishte nisur në orën 14:10 sipas orës lokale, me 318 udhëtarë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit në bordin e tij.