Barazim në Milano, Bajern pranë eliminimit
Barazim në Milano, festival golash në Marsejë, thuajse të eliminuar bavarezët e Van Gal. Bajerni ka komplikuar situatën në grupin A teksa është mundur në shtëpi nga Bordoja. Pas katër ndeshjesh në këtë grup kryesojnë pikërisht kampionët francezë me 10 pikë të ndjekur nga Juventus, i cili fitoi në fushën e vështirë të Makabi Haifa në Izrael. Tashmë gjermanëve u duhet jo vetëm të fitojnë në dy takimet e tjera, por edhe të luten që Juve ose Bordo të mund të gabojnë në ndeshjet e tyre. Në grupin B, CSKA-ja e Moskës nuk ka bërë të bëjë surprizën e madhe teksa ka pësuar dy gola në minutat e fundit kur kryesonte me rezultatin 1-3 në “Old Traford” ndaj Mançesterit të Aleks Fergusonit. Skols dhe më pas Valencia barazuan gjithçka duke ruajtur nderin e anglezëve në këtë takim. Fitore me mjaft vlera edhe për Volsburgun në fushën e Beshiktashit në Turqi. Në grupin C, Milani dhe Real kryesojnë me pikë të barabarta ndërsa ndjek nga pas Marseja e cila fitoi dje nga Zyrihut. Në grupin D, Çelsi i Karlo Ançelotit është thuajse i kualifikuar pas barazimit të marrë në “Vincente Kalderon” ndaj Atletiko Madridit. Pak shpresa kualifikimi për APOEL e Altin Haxhit, i cili humbi dje ndaj Portos. Ndërkohë Barcelona, Inter dhe Liverpul duhet të marrin pikë patjetër në transfertë sonte në rast se duan të mos jenë në presion në ndeshjet e mbetura. Inter i Jose Mourinjos, i fundit në grupin F (3 pikë) luan në Ukrainë kundër Dinamo Kievit. Për portugezin flitet se kjo mund të jetë ndeshja e së vërtetës mes tij dhe presidentit të enterit Masiomo Morati, i cili i ka kërkuar fitoren me çdo kusht. Në të njëjtat kushte por jo me këtë presion luan edhe Barcelona e Guardiolës në Rusi kundër Rubin Kazan. Ndërkaq, më e keqe është pozita e Liverpulit të Rafa Benitezit, i cili luan në Francë kundër Lionit.