Skrapar, një i vdekur në aksident, dy plagosen
SKRAPAR – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ndodhi dje në fshatin Novaj të Komunës Bogovë. Sipas policisë, viktimë e këtij aksidenti është 42-vjeçari Agron Spahiu nga Poliçani, ndërsa të plagosurit janë Lirim Laze, 37 vjeç, dhe Ilir Qamo, 31 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në rrugën rurale në malin Novaj, në vendin e quajtur “Bari i Butë”. Automjeti tip kamionçinë pa targa që drejtohej nga Qamo ka dalë nga rruga dhe përfunduar në një greminë. Për pasojë, 42-vjeçari Spahiu gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa pasagjeri tjetër dhe drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut në spital. Ndaj këtij të fundit policia ka firmosur fletën e arrestit. Brenda harkut të 6 muajve, në këtë aks kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë. d.xh