Nje bebisiter per papunesine?
Të gjithë qeverisjet e tranzicionit kanë dështuar lidhur me problemin e punësimit të shqiptarëve. Duket sikur bashkë me Partinë e Punës të Enver Hoxhës u përmbys edhe puna vetë. Statistikat e 18 vjetëve tranzicion, ndonëse të kuruara me kujdes nga autoritetet, nuk mund të fshehin dot se ekonomia vuan nga një papunësi kronike që është edhe kryerrënja e varfërisë masive si edhe emigrimit të pandalshëm të shqiptarëve. Rreth 18 vjet pas përmbysjes së sistemit të kalbur komunist, ekonomia e tregut nuk ka mundur jo vetëm të kurojë papunësinë e trashëguar nga ai sistem, por e ka rënduar gjendjen edhe më tej.
Dhe jo për faj të natyrës së sistemit të ri, por për faj të natyrës së vjetër, paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisjeve dhe qeveritarëve që e kanë deformuar sistemin e tregut të lirë. Paaftësia kronike për të kuruar papunësinë u manifestua edhe nga qeveria "Berisha" që premtoi me të madhe ndryshimin, por nuk solli asnjë ndryshim. Dhe kjo është arsyeja që vetëm pak kohë më parë Kryeministri u shfaq në publik duke kërkuar që zyrat e taksave të regjistrojnë si të punësuar edhe bebisiterat. Ishte një përpjekje dinake për të retushuar dështimin në prag të zgjedhjeve që po afrojnë.
***
Ditën që shpalli projektin e tij "për ndryshim" Kryeministri Berisha premtoi se qeveria e tij do "të krijojë mundësi për punësimin e çdo shqiptari". Sipas Berishës, papunësia "veçanërisht me nivelet alarmante të saj mes brezit të ri, e trashëguar nga qeverisjet socialiste, përbën një kërcënim serioz social dhe një barrierë për zhvillimin e vendit". Sot thuajse 4 vjet nga koha kur u formuluan këto fraza sa alarmante aq edhe euforike, ne shikojmë se gjendja ka mbetur po ajo alarmantja e "trashëguar nga qeverisjet socialiste". Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT, gjendja e punësimit dhe e papunësisë nga viti 2005 (kur PD erdhën në pushtet) dhe deri në fund të vitit 2007 (të dhënat e 2008 nuk kanë dalë akoma) thuajse nuk ka ndryshuar fare. Në më shumë se 2 vjet të qeverisjes Berisha, numri i të punësuarve është rritur vetëm me rreth 7 mijë vetë, ndërsa ai i të papunëve ka rënë me rreth 13 mijë vetë.
Pra, nga 932 mijë të punësuar që trashëgoi nga qeverisja socialiste, qeveria "Berisha" shënonte në 2007 vetëm 939 mijë të punësuar. Eshtë një tablo që nuk përputhet aspak me premtimin e Berishës se "programi i qeverisë, që synon rritjen e ritmeve të rritjes ekonomike njëkohësisht synon që kjo rritje të krijojë vende të reja pune të mjaftueshme për të ulur papunësinë në nivelin e vendeve evropiane". Në këtë këndvështrim, shfaqet edhe më absurd pretendimi më i fundit i Kryeministrit (duke hyrë në polemikë edhe me FMN) për një rritje 10-11 për qind të prodhimit. Si është e mundur që një rritje e tillë të jetë kaq indiferente ndaj punësimit? Për faktin e thjeshtë se një rritje e tillë nuk ekziston ose ekziston vetëm në kokën e Kryeministrit.
***
Sot shifrat e shpallura për papunësinë flasin për rreth 142 mijë të papunë. Në vitin 2005 kur Berisha premtoi ndryshimin "e madh" edhe në këtë rrafsh të papunët me statistika ishin 154 mijë vetë. Por në atë kohë, Berisha nuk pajtohej me këtë statistikë të ofruar nga INSTAT. Duke iu referuar Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) Kryeministri i ardhshëm theksonte se "stanjacioni në krijimin e vendeve të reja të punës dhe niveli i lartë i papunësisë, sipas definicionit të ILO-s me më shumë se 38 për qind, janë probleme të rënda për shoqërinë shqiptare". Dhe kishte plotësisht të drejtë. Por edhe ne sot, duke parë se gjendja e papunësisë (për shkak të stanjacionit në punësim) është po ajo që kritikonte dikur Berisha, nuk kemi asnjë arsye të hedhim poshtë definicionin e ILO-s dhe të deklarojmë me shqetësim se edhe nën qeverisjen e PD papunësia ngelet në nivele rreth 38 për qind, shumë më tepër se ç‘deklaron qeveria. Me sa duket kjo logjikë është ajo që e detyron edhe Agjencinë Amerikane të Inteligjencës (CIA) që në librin e fakteve për vitin 2008 të japë shifrën e papunësisë në Shqipëri rreth 30 për qind.
Por më e turpshmja (si edhe më e rrezikshmja) në gjithë këtë histori premtimesh dhe mashtrimesh, është se keqqeverisjet e korruptuara që sjellin vetëm pasurim politikanësh e qeveritarësh nga njëra anë dhe varfërim të masave nga ana tjetër, po komprometojnë shanset e sistemit me treg të lirë. Po t‘u hedhësh një vështrim statistikave mbi gjendjen e papunësisë në Shqipëri në fillim të tranzicionit do të konstatosh se 18 vjet më pas ajo është më e keqe. Dhe janë statistika dhe të dhëna të përpunuara nga stafe të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe jo nga burokracia komuniste në ikje e sipër. Dhe rezulton se në vitin 1990 në Shqipëri kishte 1 milion e 434 mijë të punësuar pra rreth 600 mijë më shumë se sot.
Ndërsa të papunë kishte 132 mijë vetë pra më pak se në vitin 2007. Mos vallë duhet të themi se komunizmi vazhdon të tregojë epërsitë e veta ndaj kapitalizmit në Shqipëri? Dhe vërtet janë shifra që nxisin nostalgji donkishoteske. Veç e vërteta e dështimit nuk është epërsia e sistemit komunist, por paaftësia e qeveritarëve të tranzicionit postkomunist, paaftësi që nuk është në gjendje të konkurrojë as me shifrat e një sistemi të rrëzuar nga kalbëzimi dhe varfëria. Ndër këto qeveri totalisht të paafta është edhe kjo e Berishës që premtoi punë për të gjithë, por ofroi papunësi. Dhe prandaj Kryeministri kërkon që në statistikat e punësimit të regjistrohen edhe bebisiterat. Kërkon të maskojë dështimin në prag të zgjedhjeve që afrojnë dhe nuk shqetësohet aspak se papunësia, që siç thoshte dikur vetë është një "problem i rëndë për shoqërinë shqiptare", nuk kurohet me biberon.