Një ish-oficer i KGB-së, për të famshmen britanike "The Evening Standard"
Për të fiksuarit e konfliktit të dikurshëm Lindje-Perëndim, ish-agjentët e oficerët e shërbimit të fshehtë sovjetik nuk ndahen më kurrë nga e shkuara. Nëse ke qenë pjesë e KGB-së, mbetesh përjetësisht i tillë. Për britanikët kjo ide u përforcua edhe më tej me rastin e Aleksandër Litvinenkos, ish-oficer i KGB-së, i strehuar në Londër, i cili u helmua me polonium dhe pësoi një vdekje të tmerrshme para dy vjetësh. Gjurmët të shpinin në Moskë. Disa menduan se Lufta e Ftohtë qe kthyer me gjithë teknikat dhe zymtësinë e saj.
Tani, një ish-oficer KGB-je po shfaqet në një tjetër formë, dhe britanikët nuk po dinë si ta klasifikojnë ofertën e tij të javës së shkuar për të blerë gazetën më të njohur të mbrëmjes në Londër, "The Evening Standard". Është ajo gazetë së cilës i bëhet publicitet me postera gjigandë në stendat tipike ku përzihen thashethemet e botës së VIP-ave me politikën, ku politikanët kërkojnë të mësojnë reagimet e menjëhershme pas një fjalimi apo nisme.
Pyetja që po i bëjnë vetes britanikët është: Ǒka ndër mend të bëjë Aleksandër Lebedevi me të? Asnjë ish-spiun sovjetik nuk ka blerë më parë ndonjë gazetë të rëndësishme britanike, e jo më një organ mediatik të parapëlqyer nga elita politike, pjesë e perandorisë mediatike konservatore të Lordit Rothermer, ku përfshihen edhe "Daily Mail" dhe "General Trust".
Por gjasat janë të mëdha që londinezët të shohin tek Aleksandër Lebedev një njeri që i përket KGB-së. Ndoshta jo me atë mosbesim e frikë me të cilën këqyrej dikur kjo agjenci shërbimesh sekrete. Në fakt, e vërteta është se ai vetë bën të pamundurën të mos portretizohet si ish-pjesë e saj. Në sytë e të gjithëve është një bankier nga Moska, pronar gazetash e miliarder që i pëlqejnë xhinset e firmave të njohura dhe që dikur ka punuar nën identitet të rremë për llogari të KGB-së, si atashe ekonomik në Ambasadën Sovjetike në Londër gjatë fazës së fundit të Luftës së Ftohtë. Në atë kohë e blinte "The Evening Standard" në stendat ku shitej kjo gazetë, por sot ka ndër mend ta blejë të gjithë këtë biznes, duke e portretizuar veten dhe të birin 28-vjeçar, Evgenin, si aktorë të rëndësishëm në biznesin dhe shoqërinë londineze.
Distanca e afërt me Moskën, dyqanet e sofistikuara dhe klima e favorshme e taksave dhe investimeve, e kanë bërë Londrën ndër qytetet më të lakmuara për rusët, por ndërsa edhe vetë Lebedevi është pasuruar në Rusinë e viteve nëntëdhjetë, ka kërkuar me ngul ta distancojë veten prej tipologjisë së oligarkut që i ka zhvatur vendit të vet miliarda falë rezervave natyrore të vendit dhe lidhjeve të duhura politike. Ai vetë thotë se termi oligark përkthehet në "i pasur e i keq".
Po kaq me ngulm përpiqet edhe kur vjen fjala për t‘u distancuar nga KGB-ja. Gazetarit të "The Sunday Times" i tha në një intervistë të dhënë vitin e shkuar: "Mos e ngatërroni inteligjencën e vendeve të tjera me KGB-në. Mendoj se KGB-ja qe një organizatë e njohur për lidhjen me gulagët. Kjo nuk ka fare të bëjë me shërbimet e fshehta në vendet e tjera".
Por ekspertët e spiunazhit thonë se inteligjenca sovjetike jashtë vendit në të vërtetë drejtohej nga KGB-ja, dhe jo të gjithë britanikët binden nga garancitë që jep Lebedevi. "Historia mbi gazetat e vendit tonë është e mbushur me shqetësime lidhur me pronarët e tyre", thotë Riçard Otauei, një legjislator i partisë konservatore. "Mundësia që një gazetë britanike të përfundojë në duart e një ish-pjesëtari të një shërbimi të fshehtë të huaj e çon debatin në një tjetër nivel".
Përkundrazi, thonë të tjerët: në epokën e globalizmit paratë i lënë pas konceptet e vjetra të kufijve apo kombësive. Individë të të gjitha kombësive, apo me të shkuara të çfarëdoshme, i blejnë sot gazetat me po aq lehtësi sa ç‘blinin dikur kombinatet e çelikut apo fabrikat e prodhimit të autoveturave. "Në KGB-në e epokës kur Lebedevi qe i dërguar në Londër gjendeshin edhe ata personazhe të errët të cilët i kujtojmë më së miri, por edhe spiunët e analistët super të shkolluar që nuk kemi pasur rastin t‘i shohim me sy", shkruante dje në të përditshmen "The Guardian" Deivid Hërst, gazetar dhe ekspert për Rusinë. "Operativët si Lebedevi qenë të parët që nuhatën se sistemi sovjetik po thërrmohej dhe kjo i bëri më të favorizuarit kur erdhi fjala për të vënë aftësitë e tyre individuale në tregun e lirë".
Kështu, mos gjithçka fillon dhe mbaron me kaq? Mbi të gjitha Lebedev është anëtar i Dumës, dhe ka bërë me dije se ka ndër mend të krijojë një parti të re bashkë me ish-presidentin sovjetik, Mikhail Gorbaçov. Nga ana tjetër, zotërimi i organeve të shtypit në Britani përkthehet në pushtet politik: mjafton të kujtohet mbështetja që u jep konservatorëve e përditshmja "The Daily Telegraph" (dikur në pronësi të Konrad Blek), apo bindja e ngulitur te gjithë politikanët se mbështetja e "Sun", e Rupert Murdok, do të thotë automatikisht triumf zgjedhor.
Duke iu referuar famës së Lebedevit në Moskë, si një prej zërave më kritikë lidhur me korrupsionin e niveleve të larta dhe praktikave ekonomike të Kremlinit, hamendësohet se oligarku do mendojë ta kthejë "The Evening Standard" në një kalë troje për Moskën, ku gazetat e tij kanë pasur shumë probleme për shkak të përballjeve me autoritetet. Për shembull, vitin e shkuar, gazeta e Lebedevit, "Korrespondenti i Moskës", raportoi se Vladimir Putini - edhe ky ish-agjent i KGB-së me të njëjtën gradë me Lebedevin - po flirtonte me gjimnasten 24-vjeçare Alina Kabajeva. Kur lajmi u përgënjeshtrua, Lebedevi u detyrua të mbyllte gazetën - gjë që zor të ndodhë në rastin e "The Evening Standard". "Përgjegjësia ime është ta bëj gazetën të mbijetojë, tha javën e shkuar. Nuk dua të thonë që një idiot rus dhe ish-spiun e bleu vetëm për ta mbyllur". Por të enjten në Moskë oligarku e pa me vend t‘u përgjigjej edhe disa thumbave të lëshuar në shtypin britanik lidhur me atë vetë, si dhe me operacionin e blerjes. "Kam monitoruar me kujdes gjithë shtypin britanik dhe kam ndeshur disa batuta me shumë humor, si: ‘Jam i KGB-së, më jep dokumentet‘", tha Lebedev. "Te të gjitha këto batuta mund të vërehet humori i hollë britanik, i cili është vërtet i shkëlqyer".