Cana: Brazili jo ëndërr, por qëllimi ynë
Kapiteni nuk e braktis asnjëherë anijen. Kjo shprehje i shkon për shtat kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana, që edhe pse i skualifikuar për ndeshjen me Norvegjinë, për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë, ai prej dy ditësh ka qenë bashkë me ekipin kuqezi në Durrës, madje u stërvitur bashkë me ta, si për t'u thënë se është aty. Ai madje ka qenë në krah të De Biazit, për t'u folur edhe ai si kapiten, në mënyrë që t'u japë sa më shumë zemër. Cana ka folur ekskluzivisht për mikrofonin e "News 24".
Cana, sa decizive është ndeshja me Norvegjinë, a duhet të ëndërrojnë shqiptarët për Botërorin?
Të shpresojmë, nuk është ëndërr, ëndrra nuk mund të preket dhe po bëjmë të pamundurën që kjo të realizohet. Në vitet e ardhshme Shqipëria do të arrijë. Tani është një qëllim që po formohet dhe ne do të tentojmë që në këtë edicion. Kemi bërë një fillim të mbarë dhe po bëjmë maksimumin për të shkuar më tej. Kemi bërë mirë një pjesë të vogël të rrugës, por duhet të jemi në nivel më të lartë për ta realizuar qëllimin tonë. Unë po i mbështes lojtarët e ekipit kombëtar të jenë të përgatitur, sepse shqiptarët presin shumë.
Çfarë pritet ndryshe nga Norvegjia?
Kundërshtari do të jetë edhe më i përgatitur se në ndeshjen e Oslos, si nga gjendja fizike, edhe nga rikuperimi i tre lojtarëve të rëndësishëm. Ata vijnë për të fituar në Tiranë, kjo është e padiskutueshme për mentalitetin e tyre. Edhe ekipi ynë hyn në fushë për të fituar dhe kjo do të bëjë që të jetë një prej ndeshjeve më të bukura. Ata na njohin mirë, e kanë studiuar lojën tonë, por nuk do të këtë vend për shumë efekte surprizë. Shpresoj që edhe fati të jetë në anën tonë, por ne do të kemi ndihmë shumë të madhe, që janë tifozët.
Ka 6 mungesa, është dëmtuar edhe Debatik Curri, i cili mund t'ju zëvendësonte ju...?
Ideali për një ekip është që të kesh 11 dhe zëvendësuesit të jenë në gjendje të mirë. Këta lojtarë që do të zëvendësojnë Currin, Lilën, Roshin, Mehën, etj., janë shumë të mirë, janë provuar që kanë dhënë dhe do të japin për kombëtaren. Për këtë ndeshje më vjen keq për Debatikun, i cili luan në nivele shumë të larta. Teli ose Osmani, që do ta zëvendësojnë, do ta kryejnë punën shumë mirë. Shpresoj që të shkojë gjithçka shumë mirë, sepse prurjet e reja janë tepër cilësore, janë djem me karakter dhe të fuqishëm fizikisht për të përballuar me intensitet të lartë lojën.
Keni besim se Shqipëria do të fitojë?
Natyrisht, dhe kjo jo vetëm se fituam atje në Oslo, por nga përmirësimi që ka pësuar ekipi ynë nga ndeshja në ndeshje. Jo më kot Shqipëria renditet e 38-ta tashmë në FIFA. Pastaj përpara publikut tonë fitorja është detyrim, pavarësisht se si shkojnë gjërat.