Siri, sulmohet një tjetër qytet
Pak përpara nisjes se operacionit te dyte, te urdhëruar nga presidenti Bashar Al-Asad, për te shtypur protestuesit, sekretari i përgjithshëm i OKB-se Ban Ki Mun, përmes një telefonate i kishte kërkuar atij t’i jepte fund vrasjes se civileve. Por sipas burimeve zyrtare te OKB-se, Asad nuk i ka pranuar thirrjet e Ki Mun. Aktivistet lajmërojnë se mbi 1650 civile janë vrare dhe dhjetëra mijëra te tjera janë arrestuar qe prej fillimit te protestave kundër regjimit ne mesin e muajit mars. Por megjithe sulmet e ushtrisë, marshimet kundër presidenti Al-Asad nuk janë ndalur ne disa qytete te Sirisë.