E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata masive ne Izrael

Ne valën me te madhe te protestave për disa dekada ne Izrael, demonstruesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverise për te ulur kostot e banesave dhe ushqimeve. Disa nga protestuesit kane ngritur madje kampingje ne qendër te qyteteve. “Nëse qeveria izraelite uron qe kjo lëvizje e jashtëzakonshme e klasës se mesme do te humbëse fuqinë, mesazhi nga rrugët e Tel Avivit dhe qyteteve te tjera, është se nuk do te dorëzohemi asnjëherë,” shprehet njeri nga protestuesit. Deri tani, kryeministri Netanjahu ka premtuar rishikimin e prioriteteve te qeverise se tij, duke krijuar lehtësira për strehimin. Por protestuesit shprehen te vendosur për te vijuan serine e protestave, deri sa te shohin vënien ne jete te masave konkrete. Protestat janë frymëzuar nga revoltat sociale ne Lindjen e Mesme, por ne vend te ndërrimit te qeverise, ne këtë rast, manifestuesit kërkojnë masa nga kabineti i Netanjahut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›