E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një deklaratë e DASH-it përgënjeshtron pensionistin Withers!!!

Share

Një nga zëdhënësiat e Departamentit Amerikan të Shtetit ka nxjerrë një deklaratë, në të cilën është vënë re një ngut për të thënë se John Withers nuk flet në emër të Departamentit të Shtetit, ose të Qeverisë së SHBA. Siç sqaroi edhe ai, deklaratat e tij pasqyrojnë opinionet e tij personale. Në fakt nuk besohet të ketë pasur ndonjë shqiptar që të ketë besuar se John Withers, një ish-ambasador sot në pension, mund të flitka në emër të Departamentit të Shtetit, ashtu si nuk ka asnjë shqiptar që tmos e dijë se është ambasada amerikane në Tiranë dhe deklaratat e qeverisë amerikane, që pasqyrojnë politikën e marrëdhëniet me Shqipërinë, por me sa duket jehona në Shqipëri e intervistës së ish-ambasadorit, dhe tonet e forta denoncuese të kësaj interviste, mund të kenë krijuar pak shqetësim në DASH. Pse? Ndoshta ngaqë intervista të tilla krijojnë, në mos tjetër, perceptimin mbi një opinion të caktuar amerikan mbi Shqipërinë, dhe ata, me sa duket, nuk duan që të ekzistojë një perceptim i tillë. Apo ka ndonjë shpjegim tjetër?

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/25/nje-deklarate-e-dash-it-pergenjeshtron-pensionistin-withers

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›