Rama në Londër: Ndihmë laburiste për programin
Kreu i PS-së, Edi Rama niset për vizitën e radhës në Londër. Në profilin e tij në Twitter, kryesocialisti njofton se takimi i parë në Londër do të jetë në School of Economics, ku në qendër do të jetë programi i PS-së për një Rilindje Shqiptare.
Eksperienca laburiste e programimit qeverisës në opozitë ndryshoi komunikimin e partive politike e vetë të majtën në vitet 94-97 me Tony Blair. Shpresojmë të marrim për më tej ndihmën e tyre në rrugën tonë të programit. Nëse do ta marrim do të jetë një ndihmë e paçmueshme për PS tonë- shkruan Rama.
Po neser ai do te kete takime me drejtues te larte te Partise Laburiste ne House of Commons, sipas tij, te interesuar te dine rreth gjendjes ne vend e programit opozitar.
Rama vlereson kontributin e Laburisteve angleze, qe sipas tij, transformuan pergjithnje politiken e te majtes permes Rruges se Trete dhe i paraprine zhvillimeve te shekullit te ri.