Punësim dhe banesa për të dënuarit që përfitojnë
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Dënimet alternative
Në intervistën e dhënë për gazetën “Ballkan”, Sefgjini është shprehur se Instituti i Provës nuk ka vetëm si synim nxjerrjen nga izolimi të të dënuarve, qëllimi i këtij Instituti është riintegrimi i tyre sërish në shoqëri. “Të dënuarve u gjendet një vend pune dhe kjo në bazë të profesionit apo aftësive që ata kanë, gjithashtu, për të gjithë ata të dënuar që nuk kanë banesë do t u sigurohet edhe një vendqëndrimi, për të lehtësuar sa më shumë riintegrimin e tyre në jetën shoqërore”. Për sa i përket Institutit të Shërbimit të Provës ai është shprehur se “Shërbimi i Provës do të ketë 50 punonjës dhe do të ketë drejtoritë rajonale në 4 qytete të vendit si në Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Fier. Sigurisht, numri i zyrave vendore do të rritet, zyra vendore do të jenë të organizuara pranë të gjitha gjykatave të rretheve gjyqësore”, - ka shtuar më tej ai. “Numri i të dënuarve që plotësojnë kushtet për të kërkuar zëvendësimin e dënimit me burgim me ndonjë prej dënimeve alternative disponohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, por edhe në këtë rast kjo nuk do të thotë se ky është numri i personave që do të trajtohen e mbikëqyren me programet e Shërbimit të Provës. Nëse do të nisin procedurat, pra nëse do të kërkojnë zëvendësimin e dënimit me burgim me dënimet alternative kjo është një çështje që e vendos i dënuari. Çdo i dënuar ka të drejtën e aplikimit për dënime alternative, por për përfituesit vendoset vetëm pas verifikimit të të dhënave të të dënuarit”, - ka shpjeguar Sefgjini.
Gjykata
Gjykata e Tiranës ka nisur të japë disa vendime për liri me kusht të kontrolluar nga shërbimi i provës. "Në raste të caktuara për vepra penale të caktuara, që kanë rrezikshmëri shoqërore jo shumë të lartë, dënimi me burgim mund të zëvendësohet me disa dënime të tjera alternative, sikurse janë, për shembull, gjysmëliria, ose me dënimin e qëndrimit në shtëpi apo institucione të kujdesit publik, lirimi me kusht apo pezullimi i ekzekutimit të vendimit të gjykatës dhe vënien në provë të personit të dënuar. Në të gjitha këto raste gjykata, duke marrë parasysh rrethana të caktuara që kërkon ligji, pasi jep këto vendime, pasqyron në vendim dhe detyrat që ka shërbimi i provës për mbikëqyrjen dhe ekzekutimin e këtyre vendimeve. “Kemi 30 njoftime nga gjykata për pjesëmarrjen e shërbimit të provës në procese gjyqësore që do të thotë që janë të paktën 30 persona që kanë paraqitur kërkesën në gjykatë, dhe rreth 50 urdhra ekzekutimi që kanë ardhur nga prokuroria, me të cilat shërbimi i provës duhet të fillojë funksionimin, të vendosim kontaktet e para me personat që kanë marrë dënime alternative, të bëjmë regjistrimin e tyre, të paraqesim një program për integrimin e tyre të mundshëm dhe zbatim të vendimeve të gjykatës",- është shprehur Arben Sefgjini.
Ligji
Burime nga Ministria e Drejtësisë bënë të ditur se paketa ligjore është miratuar që në dhjetor të vitit 2008 dhe tashmë është miratuar dhe struktura e Shërbimit të Provës si dhe organika e saj prej 50 punonjësish. Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se punohet për rekrutimin dhe trajnimin e stafit të strukturës së Shërbimit të Provës. Mësohet se dënime alternative do të ofrohen sidomos për të miturit apo njerëz të akuzuar për vepra penale deri në dy vjet burg dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të cilët mund të vuajnë dënimet në shtëpi. Këto dënime do të aplikohen dhe për kategori të tjera, ndër ta individë me fëmijë të vegjël. Ministria e Drejtësisë bën të ditur se, me fillimin e zbatimit të ligjit, sipas kushteve dhe procedurës së përcaktuar në të, mund të përfitojnë dhe afro 400 të dënuar, që aktualisht vuajnë dënimet në burgje.
Instituti i Provës
Për çdo të dënuar hapet një dosje
Për çdo të dënuar hapet dosja personale, plotësimi i së cilës fillon që në momentin e vendosjes së kontaktit të parë me të dënuarin dhe vazhdon deri në përfundimin e ekzekutimit të dënimit. Dosja personale përmban:
a) vendimin penal gjyqësor që cakton dënimin alternativ;
b) urdhrin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të lëshuar nga prokurori;
c) raportin e vlerësimit të përgatitur gjatë fazës së hetimeve paraprake për caktimin e dënimit alternativ, nëse ka;
ç) një fotokopje të dokumentit të identifikimit të të dënuarit;
d) raportin mjekësor për vlerësimin e kushteve shëndetësore, kur është e nevojshme;
dh) procesverbalin e kontakteve me të dënuarin;
e) programin e mbikëqyrjes;
ë) raportet e përpiluara nga Shërbimi i Provës dhe të dërguara në gjykatë ose prokurori gjatë periudhës së mbikëqyrjes;
f) çdo paralajmërim të dhënë nga prokurori për shkelje të detyrimeve të vendosura nga gjykata gjatë periudhës së mbikëqyrjes;
g)një ekstrakt të paralajmërimit të bërë nga prokurori në rastin e shkeljeve të lehta dhe të kryera për herë të parë, nëse ka;
gj) raportin përfundimtar të hartuar nga Shërbimi i Provës në përfundim të mbikëqyrjes;
h) të dhëna mbi përparimin e të dënuarit gjatë periudhës së mbikëqyrjes duke përfshirë arsyet për përfundimin e parakohshëm të saj;
i) kopje të ankesave të të dënuarit mbi Shërbimin e Provës dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre;
j) kopje të ankesës së të dënuarit mbi të dhënat dhe përmbajtjen e dosjes personale;
k) urdhrin e caktimit të institucionit të ekzekutimit të masës alternative;
l)çdo dokument tjetër në lidhje me të dënuarin që është i nevojshëm për realizimin e mbikëqyrjes.
3. Informacioni i përfshirë në dosjen personale duhet të jetë i besueshëm, objektiv dhe të ketë të bëjë vetëm me çështjet që lidhen me masën apo llojin e dënimit dhe ekzekutimin e tij.
4. Punonjësi i Shërbimit të Provës i caktuar, informon të dënuarin mbi të drejtën për t u njohur me aktet në dosjen personale, si dhe i shpjegon atij përmbajtjen e dosjes.
5. Me përfundimin e kryerjes së dënimit alternativ ose në rast lirimi, dosja arkivohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2009