E Diel, 1 Nëntor 2026

“Çlirimi i skafeve”, Berisha rrëzon propozimin e PS-së

Kryeministri Berisha ka rrëzuar propozimin e PS-së për shfyqëzimin e ligjit për moratoriumin e skafeve. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha e cilësoi këtë nismë si të paranueshëm pasi sipas tij do të kthente trafiqet.

“Duke shprehur respektin tim më të madh për këtë nismë e cila dëshmon qëndrimin e tyre juajal ndaj parlamentit më duhet të theksoj se kjo nismë është absolutisht e paparanueshme. Për arsye se vë në lëvizje industrinë e skafeve dhe kjo do të ishte një rikthim i fuqishëm i flukseve të trafiqeve kriminale drejt bregut tjetër të Adriatikut” ka shtuar Berisha.

Ndërsa i është referuar kërkesës së PS-së se shfyqëzimi i ligjit do të rriste numrin e turistëve në vend, kryeministri Berisha theksoi se turizmi edhe gjatë moratoriumit të skafeve ka pësuar rritje.
 

“Turizmi edhe gjatë kohës së ligjit ka pësuar rritje me 12 përqind dhe shfuqëzimi i ligjit do të ishte një damkosje tjetër e pamerituar për Vlorën e cila po diskutohet nga një juri për tu shpallur gjiri më i bukur i Mesdheut por ta nxijmë me skafe ne tani, po jo mo zotëri” ka theksuar Berisha ndërsa ka shtuar se ky ligj do të mbetet në arkiva si një ligj i papranueshëm
 

Kryeministri Berisha ka deklaruar gjithashtu se në prag të sezonit turistik të dhënat paraprake tregojnë se sezoni turistik për këtë vit do të jetë i shkëlqyer pasi sipas tij ka një interes të madh botëror i cili është në rritje për të kaluar pushimet dhe për të vizituar Shqipërinë.

“Çdo ditë në mediat më serioze të fushës ka shkrime dhe përshkrime të bukurive të rralla, të shërbimeve të shkëlqyera, të mikëpritjes së pashembullt, të pasurive të mëdha kulturore dhe historike që ofron Shqipëria.Gjithnjë e më shumë në epiqendër të mediave të interesuara për turizmin vijnë brigjet mahnitëse shqiptare, ujërat e Jonit, rërat e Adriatikut, por ky vit ka një specifikë se janë me dhjetëra e dhjetëra shkrime kushtuar Beratit, qytetit të kodikëve dhe kishave bizhu, të kanioneve dhe shërbimeve të mrekullueshme”- theksoi ai.

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka përsëritur gjithashtu edhe apelin drejtuar deputetëve të grupit parlamentar të PD-së për angazhim serioz në finalizimin me sukses të 20 prillit, si Dita e Shqipërisë së Pastër.

Sipas tij, vendi ka shënuar arritje të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë dhe pas kësaj duhen masa serioze për pastrimin e tij.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›