E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Arsyet pse dhashe doreheqjen

/ /

Pas transmetimit te videos se plote prej 9 minutash ne emisionin Top Story ne Top Channel kreu i LSI-se doli dje ne mesdite ne konference per shtyp ne seline e partise se tij per te bere te ditur vendimin personal dhe te parevokueshem sic e quajti ai. Pasi u provua perpara te gjithe opinionit publik se krimi i organizuar qe drejton PS-ne dhe qe ka marre peng kryetarin e saj Edi Rama deshtoi ne montazhin e vet mafioz dhe kriminal duke perdorur nje cimke monster te korruptuar ne cdo qelize te tij por edhe te rrethit shoqeror dhe familjar qe perfaqeson sot ne vijim te angazhimit tim per te lene imunitetin qe ne momentin e pare te publikimit te akuzave te tilla njekohesisht jam sot ketu per te deklaruar se lufta kunder ketij fenomeni te shemtuar te krimit te organizuar per te marre peng institucionet per te marre peng jeten politike per te marre peng te ardhmen europiane te Shqiperise per te goditur lirine dhe te drejtat e njeriut ne kete vend e kerkon qe une sot te jap doreheqjen nga detyrat qeveritare te zv.kryeministrit dhe te ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes tha kreu i Levizjes Socialiste per Integrim.
Zbardhja e videos
Sipas Metes nje arsye e forte qe e beri ate te jape doreheqjen nga postet qeveritare qe mbante eshte fakti qe ne Prokurori do te shkoje si nje qytetar i lire dhe jo i veshur me pushtet. Ne kete drejtim kreu i LSI-se shtoi se lenia e imunitetit nuk ishte e mjaftueshme. Pasi nuk mund te konsideroj se eshte e mjaftueshme vetem lenia e imunitetit per tu perballur me ligjin dhe drejtesine por njekohesisht eshte shume e rendesishme edhe lenia e detyrave qeveritare jo vetem per te shkuar ne Prokurori dhe ne organet e zbatimit te ligjit si nje qytetar i barabarte me te gjithe qytetaret e tjere te Shqiperise por natyrisht ky monstruozitet politik moral njerezor nuk mund te mbetet vetem me vertetesine e cila eshte tashme e qarte per te gjithe shqiptaret politikisht dhe moralisht. Ne te njejten kohe zv.kryeministri ne detyre premtoi nje beteje ligjore dhe penale ndaj ish-ministrit Dritan Prifti per te cilin tha se po e shet shpirtin per te mbrojtur pasurite e tij kriminale. Pasi beri te ditur se vendimin e tij ia ka komunikuar edhe kryeministrit ne nje takim qe pati mesditen e djeshme Meta tha se LSI-ja eshte e vendosur te forcoje koalicionin si nje domosdoshmeri per ti dhene goditjen perfundimtare krimit te organizuar ne kete vend.
Thirrja ne Prokurori
Kreu i LSI-se u shpreh ne te njejten kohe i gatshem te shkoje ne prokurori per te zbardhur kete ngjarje. Nuk kam asnje kerkese absolutisht mezi pres te paraqitem ne Prokurori dhe ne gjitha institucionet e zbatimit te ligjit ne vend dhe jam i gatshem ne cdo kohe ne cdo moment madje sot kam anuluar edhe nje udhetim jashte vendit jo per arsyen e pare por pikerisht per arsyen e dyte tha Meta. I pyetur se kur do ta padise Dritan Priftin ai tha se gjithcka do te filloje ne kohen e duhur. Kjo eshte nje beteje e fituar politikisht moralisht dhe ligjerisht. Shqiperia dhe shqiptaret absolutisht nuk mund te merren peng nga krimi i organizuar dhe monstrat si Dritan Prifti dhe te tjere te cilat jane njerez qe kane humbur perjetesisht lirine dhe dinjitetin e tyre per shkak te se kaluares korruptive dhe kriminale.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›