E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barezi “sulmon” Leonardon: Gabim që u lidh me Interin

Franko Barezi e ka quajtur të gabuar vendimin e brazilianit Leonardo për të kaluar tek Interi, por sidomos fjalët e tij, se klubi zikaltër ishte kurorëzimi i një ëndrrë.

Në një intervistë të gjatë të dhënë sot, legjenda e Milanit ka mbrojtur sjelljen e tifozëve gjatë derbit të muajit prill. “Zgjedhja e merkatos duhet respektuar, sepse duhet ta pranojmë që ishte Milani që e la të lirë, - tha Barezi. – Por, Leonardo gaboi kur deklaroi se vajtja tek Interi ishte kurorëzimi i një ëndrre.

Përballë kësaj, është e vështirë t’u kërkosh tifozëve të mos e fishkëllejnë dhe e di përse e kanë bërë këtë. Gatuzo? Ai është një djalosh simpatik, por shpesh e merr së tepërmi rrjedha e ndeshjes dhe futet në situata, që më pas pendohet”, shtoi ai.

(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›