E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, nuk miratohet marrëveshja e koalicionit për gjuhën shqipe

SHKUP- Parlamenti nuk ka arritur që të miratojë sot propozimet e marrëveshjes së koalicionit midis VMRO-DPMNE dhe BDI, për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe dhe atë për përdorimin e simboleve të bashkësive etnike.

Propozimi i mbështetur nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, është votuar kundër nga deputetët e partisë Demokratike Shqiptare dhe të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Në procedurën parlamentare sot ka hyrë edhe propozimi për interpretim autentik të ligjit për amnisti me të cilin do të mbyllen të ashtuquajturat raste të Hagës.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›