E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje dite nen mjegullen e Kanunit

Reportazh

Kishte qene deshira per te respektuar ftesen e kryetarit te Komitetit Mbarekombetar te Pajtimit zotit Gjin Marku qe me kishte cuar ne ate salle ku po organizohej Konferenca per ceshtjen e gjakmarrjes por sapo hyra me beri pershtypje qe pjesa me e madhe e te ftuarve ishin gra e natyrshem me lindi pyetja
Pse me shume gra kur kete fenomen ne te shumten e rasteve e krijojne burrat
E intriguar nga cfare degjova atje i kerkova kryetarit te me ftonte ne ndonje tavoline te rrumbullaket apo me mire do te ishte ne ndonje falje gjaku.
Zoti Marku si nje malesor i vertete e mbajti fjalen dhe disa dite me pas isha e ftuar ne nje tavoline te rrumbullaket e organizuar kjo nga shoqata Besa ne Lezhe ku u diskutua per shkollimin e femijeve qe ishin te ngujuar se bashku me prinderit e tyre.
Nje jave me pas zoti Marku me telefonoi per te me thene se nje familje kishte vendosur te falte gjakun e te birit e njekohesisht te vellait te tyre dhe nese me interesonte neser ne mengjes ne oren gjashte duhet te niseshim per ne Mnele te Mirdites.
Nuk kisha qene ndonjehere ne Mirdite e aq me pak ne Mnele por gjithnje e kisha konsideruar si nje vend mikprites ndoshta e ndikuar pak dhe nga emri i kesaj krahine. Megjithate mbi te gjitha ajo qe me ngacmonte me shume ishte historia e ketij territori te lashte ku kishte lindur dhe ishte zhvilluar Kanuni i maleve ose i Lekes sic e njohim.
Gjate rruges zoti Marku me tregoi se fshati Mnele ndodhej ne kufij me Kashnjetin vendi ku zhvilloheshin kuvendet e maleve per miratimin e tagrave kanunore. Pikerisht ne Kashnjet Shtjefen Gjecovi kishte shkuar per nente vjet rresht dhe kishte mbledhur Kanunin te cilin e kishte lene si doreshkrim. Gojedhena tregonte se ai zbriste me kale nga Gomsiqja vendi ku ai kryente detyren e famullitarit duke kaluar neper Mnele aty ku ne po shkonim per te celebruar faljen e gjakut.
Pas 4 oresh udhetimi me makine ne rruge gati te pashkelura nga makina e mes malesh ku distanca midis shtepive ishte cdo dy apo tre kilometra e ku tek-tuk pervec ndonje bariu me tufen e tij te deleve nuk shihje asnje kembe njeriu dalluam nje grup burrash qe prisnin buze nje perroi. Pasi ata u pershendeten me zotin Marku njeri prej tyre tha se duhet ta linim makinen aty pasi me tej nuk shkonim dot.
Keshtu filloi udhetimi im njeoresh ne kembe mes nje grupi burrash te cilet po shkonin te falnin gjakun e birit dhe vellait te tyre te vrare shtate vite me pare nga nje prej pjesetareve te familjes qe po i priste.
Per fat te mire ishte nje dite e bukur nje dite e ftohte dimri ku dhe dielli dukej sikur kishte bere paqe me ato shkrepa te lashte e te ashper me ate vend ku mbizoteronte misteri e qe dukej sikur nga momenti ne moment do te dilnin nga ndonje maje mali heronjte e panjohur te cilet kishin humbur jeten duke respektuar Kanunin e Leke Dukagjinit.
Gjate ketij udhetimi askush nuk fliste degjoheshin vetem hapat tane te cilet here pas here thyenin ndonje dege peme. Ishin hapa monotone ku une mundova te lexoja ndonje mesazh qe mund te me jepte te nenkuptoja se si ndihej nje njeri qe po shkonte te falte ate qe i kishte marr jeten te birit apo vellait. Por e vetmja gje qe ne ato momente kuptohej lehte ishte se per kete varg burrash ky terren nuk ishte i panjohur. Ndaj mendova Kushedi sa here jane afruar ata ne keto ane per te provuar venien e drejtesise ne emer te Kanunit te Leke Dukagjinit.
Me ne fund dergata e fisit te viktimes qe udhetonte drejt fisit te vrasesit u ndal dhe u mblodh ne grup
- Kjo eshte shtepia - degjova te thoshte njeri prej tyre.

E une me veshtiresi dallova nje shtepi te futur thelle pas disa pemeve.
Instinktivisht burrat u vune ne rresht sipas hierarkise qe kerkonte zakoni e secili filloi te thoshte apo te bente ndonje gjest sikur po i kerkonin Zotit ti jepte kuraje per te kapercyer kete situate te veshtire. Moren fryme thelle dhe rinisen marshimin e tyre.
Pak nga pak fillova te dalloja pjese te shtepise. Ishte ashtu sic e kisha imagjinuar e gurte misterioze nje mburoje e vertete e cila mund te mbante fshehur sekrete pendime e sigurisht dhe dhimbje te medha per mekatin qe njeri prej banoreve te saj kishte kryer.
Papritmas vargu yne u gjend perballe nje tubimi te heshtur prej rreth njeqind e pesedhjete personash te cilet pervecse kishin zaptuar oborrin dhe rrugicat e shtepise veshtronin drejt nesh.
Ne pritjen e mysafireve ishin kryesisht burra por ne nje cep te oborrit qendronte edhe nje grup grash dhe femijesh. Filluan te pershendeteshin me radhe e me pas te gjithe burrat u drejtuan ne nje nga dhomat e shtepise.
Teksa pashe qe askush prej grave nuk po i afrohej qofte dhe deres se asaj dhome per nje moment hezitova te futesha por kurioziteti im fitoi.
Zbulova nje dhome qe ishte mobiluar vetem nga nje rreze dielli e cila kalonte nga njera prej dy dritareve te saj dhe disa batanije te vjetra te cilat sherbenin si qilima ku tashme ishin ulur burrat kembekryq.
Askush nuk fliste madje edhe veshtrimet e tyre ishin te shperndara neper cepat e dhomes apo ne dyshemene e ftohte. Pas disa minutash pame te hynte ne dhome i zoti i shtepise Frrok Lekani i cili duke hedhur nje veshtrim dashamires tek i pari i mysafireve i shtriu nje cigare sic e donte zakoni dhe e pyeti
- A u lodhe dhe u merzite fort
Mesa kuptova dhe pse ishte rene dakord prej disa javesh qe te behej pajtimi e kjo dite ishte caktuar si akti ceremonial i tij i zoti i shtepise i cili ishte dhe vellai i vrasesit nuk mund te sillej ndryshe dhe ta konsideronte pajtimin te realizuar pa u deklaruar solemnisht nga i pari i fisit te te vrarit ndaj pyetja e tij behej per te respektuar natyrshmerine e ceremonise.
Kete pyetje ashtu si edhe cigaret ai ua drejtoi te gjithe mysafireve dhe pergjigjja e te tereve ishte standarde Nga pak. Tu rrit nera
Pas kesaj e mori fjalen i pari i miqve i cili tha
Miresetegjeta o Frrok Lekani Kam ardh bashke me kta burra qe kam nkrah te dergu prej fisit Huba qe nketo momente ka shtatedhjete burra e djem tarmatosun. Por kam ardh dhe me vullnetin e tyne me vullnetin e cdo njeriu tmadh e tvogel te fisit per tthene lsquoTqofte fale gjaku. Tgjithe burrat e fisit mporositen tthem qe trimnine tone dum me e shpreh me faljen e gjakut dhe doren e pajtimit e qe midis nesh te mos kete kurre me vrasje por vec vllazni.
Menjehere pas fjales se tij dhomen e mbushen zerat e te gjithe te pranishmeve duke thene Tlumte goja dhe pac faqen e bardhe

Pas ketij dialogu i cili ndryshoi krejtesisht atmosferen e fillimit njeri prej burrave u ngrit dhe doli nga dhoma. Ai u kthye me nje tabaka ku dallova filxhanet e kafese dhe gotat e rakise. Nderkohe qe dollite qe ngriheshin me urimin e pajtimit pasonin njera-tjetren i njejti person shkoi e erdhi disa here dhe cuditerisht nuk pashe asnje prej grave te merrte guximin ti afrohej deres qofte per te sjelle tabakane.
Pas nje ore ne ate dhome dhe une vete fillova te isha me e qete aq sa nisa te shijoja privilegjin qe kisha duke qene e vetmja deshmitare femer e cila mund te qendronte aty. Vezhgoja fotografoja e ndihesha pjese e atij gezimi. Por pavaresisht kesaj pyetja se cili ishte autori i krimit me shoqeronte ne cdo sekonde qe po kaloja aty. Se fundmi u dorezova duke u mjaftuar me faktin qe isha pjesetare e nje rituali paqeje. Me vone mesova se ai qendronte shume larg shtepise i fshehur ne male.
Dola nga dhoma dhe nisa te veshtroja nga grate dhe femijet te cilet nuk kishin levizur nga cepi i oborrit. Grate ishin te veshura me kostumet karakteristike te krahines. E kisha te veshtire te gjeja moshen e tyre pasi dukej sikur veshtrimi dhe rrudhat e fytyrave pershtateshin me ate peizazh te ashper ku ato jetonin.
Tek me pane qe po i veshtroja ndaluan se biseduari me njera-tjetren dhe nisen te benin te njejten gje si edhe une. Kuptova qe per to isha nje e panjohur perfekte e cila nxiste kureshtje. E bera vete hapin e pare duke iu afruar.
A jeni lodh ndopak ndash i pyeta.
Eh nga pakhellip - mu pergjigjen ato njezeri.
E ndikuar nga deshira e madhe per te biseduar me to pa u menduar gjate gjeja e pare qe me erdhi ne mendje ishte ti pyesja per dritat.

- Jo ne nuk kemi probleme ndash mu pergjigjen perseri njezeri.

Mendova se po benin shaka megjithate bera sikur nuk i kuptova ndaj vazhdova
Si nuk keni Kemi ne qe jemi ne mes te Tiranes apo mos furnizoheni nga Kosova
Jo jo ndash u hodh njera prej tyre e cila me pas shtoi ndash aq me teper shiko si ngroh dielli sot.

E kuptova qe nuk po flisnim per te njejten gje ato e kishin fjalen per driten e diellit ndersa une flisja per elektricitetin te cilin me sa kuptova ato se kishin pasur kurre. Edhe pse ne shekullin e njezetenje ato ende ndricoheshin me driten e kandilit apo qirinjve dhe ngroheshin prane oxhakut ku digjeshin drute te cilet ato vete shkonin e i prisnin ne pyll per ti sjelle me pas mbi kurriz.
Ne fakt gjithcka qe me rrethonte ne ate vend me jepte ndjesine sikur koha aty kishte ndaluar nje shekull me pare. Ata njerez ujin e merrnin nga pusi ngroheshin vetem nepermjet zjarrit te oxhakut dhe qirinjte ishin drita e tyre ne mbremje. Megjithate ajo qe ishte me bollek ne mes te asaj varferie ishte mikpritja e tyre dhe deshira jone per te komunikuar me njera-tjetren por ama na mungonin temat e bisedave.
Per te fshehur habine time instinktivisht nxora nga xhepi celularin por fatkeqesisht per mua zbulova se aty nuk kishte asnje vale. Direkt ndjeva qe e tere qetesia qe kisha fituar pak me pare filloi te shuhej madje arrita deri ne ate pike sa nisa te pyes veten
Po sikur makina jone te mos ndizej me
Tashme ishim te gjithe ne te njejten barke te shkeputur nga gjithcka. Por fatkeqesia me e madhe ishte se edhe pse kishim te njejten kombesi e flisnim te njejten gjuhe ne nuk kishim mundesi bashkebisedimi. Nuk mund te bisedoja me to qofte edhe per gjerat me elementare per telenovelen me te fundit qe shfaqej ne televizor apo problemet e te perditshmes sime te cilat sigurisht ne ate realitet ku ndodhesha ne ato momente ishin te pakonsiderueshme.
Instinktivisht fillova ta adhuroja jeten qe kisha pasur dhe vazhdoja te kisha ne Tiranen time. Qofte dhe ate jeten postkomuniste ne te cilen edhe kisha vuajtur e qe miqte e mi te huaj nuk e kuptonin arsyen perse kisha nostalgji per te. Me mungonte jeta e gjashte oreve me pare ne Tirane ajo jete qe ndoshta me dashje apo jo cdo dite mundohesha ta ndryshoja apo dhe ti largohesha.
Jeta ime eshte e bukur interesante pasionante - kisha deshire te therrisja.
Por njera prej tyre nderpreu mendimet e mia duke me pyetur
A ta bej nje kafe
Jo faleminderit Nuk e pi kafen ndash i thashe dhe pse me pas u pendova per pergjigjen qe kisha dhene.
Po ndonje gote uje a e do
Jo faleminderit
E pashe qe e vura ne siklet pasi nuk kishte dicka tjeter per te me ofruar ndaj per te mos mbetur me kete shije te keqe e theva heshtjen duke iu drejtuar kete radhe femijeve.
A shkoni ne shkolle
Me treguan se shkolla ndodhej nje ore e gjysme larg dhe se ne shi apo bore duhet ta benin rrugen ne kembe por me shume dimrit qendronin sepse rruget bllokoheshin. Njeri prej tyre u shpreh se deshironte te behej mesues e te hapte nje shkolle ne fshatin e tij. Urova qe ti realizohej deshira edhe pse isha e bindur qe ne ato kushte do te ishte shume e veshtire.
Zerat e burrave qe po dilnin nga dhoma nderprene biseden tone kishte ardhur momenti i ceremonise fetare. Ata kishin ftuar priftin e zones i cili ishte nje italian qe fliste dhe shqip. Rituali i pajtimit pervec bekimit dhe shtrengimit te duarve te dy kryetareve te familjeve permbante edhe dhurimin e nje shume parash per kishen e cila nuk duhet te ishte pak per ato familje te varfra. Megjithate aty vertetohej se jeta nuk ka cmim.
Fytyrat e burrave me te cilet kisha udhetuar gjate mesdites se asaj dite kishin ndryshuar ata dukeshin te qete. Nderkohe qe per here te pare dallova nje buzeqeshje ne syte e disave prej grave. Gjaku ishte falur. Jeta mund te merrte rrjedhen e saj normale. Tashme te dy familjet mund te leviznin nga fshati ne fshat.
Eja shkojme te hame dreke tani ndash me tha gruaja me e moshuar e grupit tone.

Me gjysme zeri iu pergjigja qe nuk kisha uri e se duhet te nisesha per ne Tirane.

Rruges drejt Tiranes nisa te mendoja se ne flasim shpesh per varferine ne Afrike por ne mes te Europes nje numer i konsiderueshem familjesh jane te harruarit e shekulli XXI. Ata jetojne ne terr e kjo jo vetem nga mungesa e infrastruktures ne ate krahine por sepse kane nevoje te besojne diku qe ti mbroje. Deri tani duket sikur i vetmi qe ua jep kete mundesi quhet Kanuni i Leke Dukagjinit i krijuar mijera vite me pare i cili fatkeqesisht autoritetin e tij nuk e ushtron vetem te njerezit e varfer e bujare ne shpirt por dhe ne metropol madje me me fuqi e ashpersi se ne keto ane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›