Te qeshesh
Ai eshte njeriu qe kerkon te sheroje boten permes te qeshurave. Te qeshesh per cdo gje eshte ilaci me i mire. Cdo trajnim ai e fillon dhe e mbaron me te qeshura per te mos folur per brendine. Po eshte e vertete se ka sheruar njerez edhe pse mund te duket disi e pabesueshme. Dhe per kete mund te deshmojne 60 mije veta nga 60 vende te ndryshme te botes. Dhe eshte nje shifer gjithnje e ne rritje. Objektivi i tij eshte qe brenda dhjete viteve te ardhshme te kete 10 milione ndjekes.
Njeriu qe ka nje ambicie dhe nje objektiv kaq te rendesishem eshte nje mjek indian. Ai eshte i bindur qe me nje kure e cila konsiston ne 15 minuta te qeshura ne dite mund te kuroje cdo semundje duke filluar qe nga depresioni e deri te kanceri dhe semundje te tjera qe konsiderohen te pasherueshme. Ai eshte krijues dhe mbeshtetes i se ashtuquajtures joga e te qeshurit nje fenomen gjithnje e me i perhapur. Madje per kete fenomen kane shkruar deri me tani gazetat me te famshme te botes.
Ekspertet me te drejte pyesin nese keto sherime jane thjesht efekte te perkohshme apo te perhershme Dihet tashme se buzeqeshja te ben mire dhe deri ketu nuk ka asgje te re. Terapia e te qeshures eshte nje term qe ekziston edhe ne fjalorin e vitit 2002 te mjekesise McGraw-Hill dhe ne te ky togfjalesh shpjegohet si menyre per perdorimin e te qeshures per te luftuar dhe kuruar stresin e shkaktuar nga nje humbje e rende. Mekanizmat e kesaj mrekullie qendrojne te fshehur te leshimi i endorfines qe eshte nje neurotransmetues i prodhuar nga truri qe provokon eksitim dhe favorizon oksigjenimin e gjakut duke rritur prodhimin e hemoglobines pra antitrupave. Por sfida e pare qe i eshte dashur te kaloje terapise se te qeshures ka qene ajo ndaj skeptikeve te shumte. Ne fakt qe nga Aristoteli e deri te filozofet me moderne e qeshura eshte konsideruar gjithmone nje mjet shume i mire kurimi. Po atehere ku qendron problemi apo me mire cila eshte risia e mjekut indian
Pergjigjja eshte shume e thjeshte mjeshtri deklaron se perfitimet e humorit te mire nuk ndodhin ne rastin e se qeshures se sforcuar. Si pasoje duhet qe te provokohet por kjo permes artit. Per kete mjeku flet per ate qe e quan Joga e te qeshures e cila perfshin dhe tekniken e frymemarrjes dhe meditimet tipike per jogen. Mjeku e mban ende mend diten e ndricimit te tij ne pranveren e 15 viteve te shkuara. Ai ishte femija i 14 i familjes se nje fshatari te varfer ne Indi dhe ishte betuar se me diplomen e tij ne mjekesi do nxirrte familjen nga veshtiresite. Por fillimisht te gjitha perpjekjet per te vene ne jete projektet ndryshe qe kishte ne lidhje me mjekesine dhe sherimin e njerezve nuk gjeten mbeshtetje. Kjo derisa nje dite u perball me nje amerikan mjek qe shkruante ne nje reviste mjekesore per vleren kuruese te se qeshures. Kete ai e kishte provuar me veten e tij. Mjekut indian ndersa lexonte rreshtat e artikullit krejt papritur i lindi nje ide nese te qeshurit te ben kaq mire perse te mos celte nje klub te se qeshures Pikerisht ne kete pike nis nje histori shume interesante dhe e vecante e cila eshte treguar edhe ne nje dokumentar te posacem me titullin Te qeshurit e klubit te Indise. Nderkaq mjeku rrefen se menjehere sapo pati idene e tij vrapoi drejt nje parku dhe u perpoq te takonte njerez dhe ti bente te qeshnin se bashku me te. Ne fillim ata qeshnin me te vertete por me mjekun dhe idene e tij. Me pas ai ngriti nje strukture qe do ta bente idene e tij me serioze dhe te pranueshme nga ata qe nuk e besonin. Dite pas dite ideja sa po vinte dhe behej me e suksesshme dhe tashme eshte shnderruar ne nje fe te vertete. Kete e deshmojne njerez te besueshem dhe me reputacion si aktorja e Hollivudit Goldie Hawn e te tjere. Ne vitin 2006 ndodhesha ne Liban per te marre pjese ne martesen e nje mikeshes sime kur Izraeli nisi sulmin kunder Hezbollaheve te Libanit. Frika e bombave dhe e vdekjes shkaktoi nje situate shume te tensionuar dhe te rende te te gjithe. Kur u ktheva ne Shtetet e Bashkuara isha me nje barre semundjes duke filluar nga astma te depresioni dhe te gjitha ilacet qe po merrja per te kaluar kete stres po me helmonin gjakun dhe melcine. Permes internetit zbulova per ekzistencen e mundesise per tu kuruar permes se qeshurit dhe mora nje bilete per ne Indi ketu filloi edhe rrugetimi i sherimit tim dhe kthimit ne situate pozitive rrefen nje shkrimtare amerikane pasi e kishte provuar kete terapi.