E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi largohet vetëm për Argjentinë

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 16:09

Lionel Messi ka ritheksuar se nuk do të transferohet kurrë në Real Madrid dhe bëri të ditur se do të largohej nga Barcelona vetëm për t’u kthyer në Argjentinë.

Messi, 24 vjeç, vazhdimisht ka konfirmuar përkushtimin e tij ndaj Barcelonës, por kjo nuk i ka ndalur spekulimet rreth interesimit nga Real Madrid dhe Inter.

Messi synon të mbetet në Nou Camp dhe nëse një ditë vendos të largohet, do të jetë për t’u kthyer në vendlindjen e tij.

“Nëse largohem nga Barcelona, do të jetë për t’u kthyer në Argjentinë dhe pensionuar atje”, tha Messi për të përditshmen kolumbiane El Pais. I pyetur nëse ndonjëherë do të transferohej në Real Madrid, ai tha: “Jo, nuk ma merr mendja, as atje e as diku tjetër.

Sot jam i lumtur në Barcelonë. Gjërat janë mirë dhe dua të luaj këtu deri kur mund të kthehem në Argjentinë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›