E Diel, 1 Nëntor 2026

Një ditë para pretencës së prokurorisë, Meta: Çështje ordinere

Share

Ilir Meta nuk dukej sot si një njeri që është para një verdikti të drejtësisë që mund ta shpallë atë fajtor për korrupsion dhe mund të rrezikojë burgun, përkundrazi ai dukej si një njeri që i ka punët në vijë dhe madje arrin dhe të tallet me procesin gjyqësor në ngarkim të tij. Nesër pritet që prokuroria të japë pretencën mbi Ilir Metën, ndërsa ai sot e quajti këtë proces një çështje të rëndomtë që i takon vitit që lamë pas. Nuk jam i gatshëm të merrem me çështje tashmë ordinere që i takojnë vitit të kaluar. Jemi këtu për tu marrë më çështje të mëdha dhe tepër serioze që i takojnë të ardhmes dhe ju siguroj se angazhimi dhe performanca e LSI-së në të gjitha nivelet e qeverisjes do të jetë vërtet tepër premtuese, tha Meta i pyetur në një konferencë shtypi për këtë çështje. Më tej Ilir Meta tha se do të bëjë zgjedhje brenda partisë dhe do jetë sërish kandidat për kryetar i LSI-së dhe se është gati të rikthehet në qeverinë e drejtuar nga Berisha. Nuk ka sesi smund të jem për aq kohë sa në 8 maj LSI-ja arriti një rritje spektakolare në raport me zgjedhjet e vitit 2009, pra  mbi 40 mijë vota. Por, jam i bindur që do të ketë dhe kandidatura të tjera dhe të gjitha janë të mirëpritur që të zhvillojnë alternativat e tyre në të mirën e këtyre objektivave që sapo theksova më parë, tha ai i pyetur nëse do garojë sërish për kreun e partisë së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›