E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimet nga puna, Tabaku: Për shkak të mbivendosjes së funksioneve

Tiranë- Shkurtimet e punonjësve të Ndërrmarrjes së Shërbimit Funeral, si pasojë e ristrukturimit të të gjitha drejtorive të Bashkisë së Tiranës, u bënë pas evidentimit se kishte mbivendosje të disa funksionëve. Kështu ka deklaruar përmes një deklarate për shtyp numri dy i bashkisë më të madhe në vend, Jorida Tabaku.

Pas një analize që iu bë punës që kryenin këto ndërmarrje, u pa se për të njëjtën punë paguheshin dy grupe të vendosura, në struktura organizative të ndërmarrjeve të ndryshme. – thuhet në deklaratën për shtyp të Bashkisë.

Sipas nënkryetarës Tabaku funksionet që kryente Ndërrmarrja e Shërbimit Funeral i mbivendosen atyre të Ndërmarrjes nr.1 e cila kujdeset për pastrim- gjelbërimin e kryeqytetit.

“Ristrukturimi i Ndërmarrjes së Shërbimit Funeral është bërë, pasi funksionet e pastrim – gjelbërimit të të gjithë territorit të Tiranës, përfshirë edhe hapësirat e varrezave duhet të kryhen nga Ndërmarrja Nr.1, e cila ka pikërisht funksion pastrim – gjelbërimin.”- thuhet më tej në deklaratë, duke shtuar se për të njëjtin funksion paguheshin edhe një numër i konsiderueshëm punonjësish, në Ndërmarrjen nr.1.

Sipas zonjës Tabaku në total janë reduktuar 300 vende pune, dhe me këtë ristrukturim synohet një shërbim më i mirë ndaj qytetarëve, sikundër është reduktuar fondi i pagave me 4% në vitin në vijim dhe këto fonde adresohen për investime.

Nga ana tjetër ka mbërritur menjëherë reagimi i Sindikatave të Pavarura, kreu i tyre Kol Nikolla e konsideroi deklaratën e Tabakut qesharake, pasi sipas tij janë shkelur hapur procedurat e përcaktuara ne ligj.

Punonjësit e funeraleve nuk janë pranuar në punë. Është thyer kodi i punës për punonjësit. Do marrim përsipër ndjekjen e procedures. Tabaku sapo bëri një deklaratë qesharake, pasi nuk është respektuar asnjë procedurë ligjore Punonjësit do ti fitojnë të drejtat e tyre.- tha Nikolla.

Këto ditë ky grup punonjësish, të cilët u larguan nga puna me vendimin e ri të Këshillit Bashkiak, kanë kërkuar me ngulm të takojnë kryebashkiakun Basha pasi e cilësojnë si të padrejtë largimin e tyre nga vendi i punës.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Miniera e Bulqizës- Nuk rifillon puna Bulqizë- Edhe pse një ditë më parë u deklarua se...
  2. Viti i Ri- Bashkia e Tiranës, dhurata për familjet në nevojë Tiranë- Numri dy i Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku ka...
  3. Pas 6 muajsh ndërprerje, rinis më në fund puna në minierën e Bulqizës Bulqizë- Puna në minierën e kromit në Bulqizë ka rifilluar...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›