E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë- Kryeministri Berisha merr pjesë në Bota e re 2012

Francë- Kryeministri Sali Berisha do të paraqesë sot përballë pjesmarrësve të seminarit “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi” modelin liberal ekonomik që ka ndjekur qeveria shqiptare për t’i shpëtuar krizës financiare.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri do të paraqesë modelin liberal ekonomik të ndjekur nga qeveria shqiptare dhe reformat strukturore të bëra prej saj, si çelësi i suksesit ekonomik të Shqipërisë dhe faktorët themelor që Shqipëria i rezistoi krizës ekonomike financiare botërore, duke pasur rritje ekonomike- thuhet në deklaratën për shtyp të kryeministrisë.

Ky seminar mbahet në Paris nga ministri francez i Energjitikës, Eric Besson, nën kujdesin e presidentit francez Nicolas Sarkozy.

Po ashtu sipas njoftimit për shtyp të Kryeministrisë në këtë Seminar do të diskutohet për modelet e reja të rritjes ekonomike, për fuqitë e reja ekonomike në botë dhe mbi vlerat e reja që duhet të ketë bota mbas krizës ekonomike e financiare,  si dhe mbi rolin e Evropës në ekuilibrat e rinj ndërkombëtarë.

Mesohet se në seminari do të marrin pjesë një numër personalitetesh të shquara ku përfshihen, Zëvendës/Presidenti i Komisionit Evropian Antonio Tajani, kryeministri Italian Mario Monti, kryeministri i Çekisë Peter Necas, ministri i ekonomisë dhe tregtisë së jashtme i Luksenburgut, ministrja franceze e buxhetit, ministri i financave i Kilit, ministri francez i ekonomisë, financave dhe industrisë, ministri i financave të Polonisë, ministri i zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës së Italisë, si dhe drejtues kompanish, lider në botë dhe akademikë në fushën e ekonomisë etj.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Buxheti 2012, Bode: Përmbushje e prioritetëve të qeverisë Tiranë- Ministri i Financave, Ritvan Bode ka prezantuar projekt-buxhetin 2012...
  2. Buxheti ’12, Berisha: Model i suksesshëm ekonomik Tiranë- Kryeministri, Sali Berisha është shprehur se buxheti i vitit...
  3. Kryeministri i ri grek, Vasilis Skuris? Greqi- Mesditën e sotme do të bëhet publik emri i...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›