E Diel, 1 Nëntor 2026

Një djalë e denoncon në polici vajzën që i shkruante sms

Një djalë i ri në Tiranë, ankohet se shqetësohet në telefonin e tij personal nga një femër dhe për këtë fakt, ka vendosur ta denoncojë atë duke kërkuar ndihmën e policisë.

Është djali 25 vjeçar H.F., banues në Rrugën e Dibrës në Tiranë, ai i cili ka kryer denoncimin në policinë e kryeqytetit, duke u ankuar se 18 vjeçarja L.V, banuese në afërsi të Qytetit Studenti në Tiranë, për motive të dobëta, e ka shqetësuar nëpërmjet telefonit celular.

Fakti pohohet për noa.al edhe nga burime policore. Ata thanë se ka filluar këtë të shtunë procedimi penal dhe po punohet për gjetjen dhe shoqërimin e 18 vjeçares L.V./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›