E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Për të përndjekurit, qeveria miratoi 250 milionë $

24-12-2010 / Gazeta 55

Ministri i Drejtësisë, paraqiti në kuvend argumentet e tij

E ndërsa diskutohej në Kuvend për aktin normativ për ish – ushtarakët, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, tha se gjatë pesë viteve të fundit qeveria ka miratuar rreth 250 milion dollarë fonde për kompensimin e shtresës së ish-të përndjekurve.
Gjatë debatit që po zhvillohet në seancë parlamentare rreth aktit normativ “Për sigurimet shoqërore të ushtarakëve”, ministri Nishani solli në vëmendje të deputetëve angazhimin e qeverisë demokratike për kompensimin e shtresës së ish-të përndjekurve dhe të ish-pronarëve.
“Nga rreth 250 milionë dollarë fonde të miratuara nga qeveria, 30 milion prej tyre u janë shpërndarë familjeve të ish-të përndjekurve. Kjo nuk është e mjaftueshme për këtë shtresë, pasi ajo nuk u rikthen familjet apo të afërmit e humbur, por ajo është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për t’iu rikthyer dinjitet dhe zbutur dhimbjen”, tha ministri Nishani.
Gjithashtu, ministri i Drejtësisë tha se edhe për shtresën e ish-pronarëve, në ndryshim nga qeverisja paraardhëse socialiste, qeveria shpenzoi miliona euro për kompensimin financiar të tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›