E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD: Aktivitet i pamjaftueshëm pas mendimit te GJND-se

Prishtinë, 6 gusht - Nënkryetari i LDD-së, Lulzim Zeneli ka vlerësuar se institucionet e   Kosovës pas shpalljes se mendimit këshillëdhënës te GJND-se nuk janë duke u angazhuar sa duhet. Zeneli ka thënë se edhe pse mendimi i GJND-së ishte akt që e fuqizoi pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, fatkeqësisht sjellja e institucioneve të vendit, duke vazhduar ritmin e praktikave të vjetra e kontra produktive, janë tregues qe
institucionet e Kosovës nuk e kane kuptuar dhe nuk po e shfrytëzojnë këtë moment të shumëpritur për vendosjen e rendit kushtetues dhe ligjor në tërë territorin e Kosovës.
LDD vlerëson se nuk mund te bëhet fjalë për konsolidim të shtetit të Kosovës, deri sa institucionet kanë mungese të politikave shtetërore dhe deri sa mungon funksionimi i shtetit kushtetues.
“Për LDD-në është brengosëse mungesa e gatishmërisë institucionale për të shtrirë pushtetit kushtetues në pjesën veriore të Kosovës dhe për të garantuar sovranitetin e vendit, në njërën anë, dhe, në anën tjetër, mungesa e vullnetit real për tu përballur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, gjë që tregon se koalicioni qeverisës vendin po e
futë në rreth vicioz, duke iu shmangur problemeve substanciale që përcaktojnë
perspektiven e vendit”, thuhet në komunikatën e LDD-së.
LDD konsideron se është momenti i fundit që të dy partitë në pushtet, PDK dhe LDK, të heqin dorë nga kjo politike sterile dhe jo shtetërore dhe të hapin rrugë për funksionimin e shtetit kushtetues e ligjor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›