KOS-i: Manastiret të rrethohen me mure dhe tel!

Beograd, Kisha Ortodokse Serbe nuk ka besim në Policinë e Kosovës për arsye të raportit të deritashëm të saj ndaj rrënimit dhe shkatërrimit të kishave në Kosovë, andaj PK nuk e ka marrë pëlqimin e KOS për sigurimin e objekteve të saj.
Nëse KFOR-i vazhdon të injorojë apelet e Kishës, KOS-i do të jetë e detyruar që manastiret të cilat më nuk i ruan KFOR-i t’i sigurojë me tel me gjembor dhe me ndërtimin e mureve të reja, ndërsa do të aplikohet edhe regjim i posaçëm i vizitave të manastireve.
Sipas vlerësimeve të Peshkopisë së Rashkë-Prizrenit, bartja e kompetencave në Policinë e Kosovës është “vendim i motivuar politikisht”.
Sekretari shtetëror i Serbisë i ngarkuar për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ndërkaq, konsideron se bartja e kompetencave të ruajtjes nga KFOR-i në PK nuk është problem në Graçanicë, por paraqet problem në mjediset e banuara me shumicë shqiptare.