Një emigrant nga Saranda, kandidat për eurodeputet
Lefter Dhimitri është emri që përfshihet në listën që Partia Demokracia e Re (Nea Demokratia) e Kryeministrit të Greqisë, Kostas Karamanlis, u ka ofruar zgjedhësve të vet për në Parlamentin Evropian.
Ai është një emigrant nga fshati Fanar i zonës së Vurgut në Sarandë, i ndodhur 20 km larg saj. Në gati dy dekada të emigrimit të tij familjarisht në Qipro, ekonomisti Lefter Dhimitri është integruar fillimisht jo vetëm ekonomikisht në shoqërinë greke e më pas në atë qipriote, por ai e ka treguar veten edhe me ambicie në fushë të politikës.
Të afërm të tij në Sarandë thonë se vitet e fundit ai është anëtar i komitetit drejtues të Partisë Demokracia e Re, të udhëhequr nga Kryeministri grek, Kostas Karamanlis.
Emri i Lefter Dhimitrit renditet krahas emrave të tetë kandidatëve të tjerë për eurodeputetë, që propozon Demokracia e Re për zgjedhjet e ardhshme për në Parlamentin Evropian. Listat janë bërë publike dje, në një prezantim të organizuar në Zapio Megaro. Një prej tyre është edhe ai i ish-ministres së Arsimit, zonjës Marjeta Janaku, e cila ka vizituar Shqipërinë në vitin 2004, duke shoqëruar ish-presidentin Stefanopullos në vizitën e tij në Tiranë dhe në jugun shqiptar e në vendlindjen e gjyshes së tij, në Dhrovjan të Delvinës.
Në CV-në që Lefter Dhimitri ka bërë publike në Zapio Megaro, ai nuk e ka anashkaluar faktin që është nga Shqipëria, ka lindur në fshatin Fanar të Sarandës, duke mos preferuar të përdorë për herë të parë termin "vorio-epirot".
Nuk dihet se cilat janë shanset që Lefter Dhimitri të votohet për t‘u kthyer nga një kandidat në një anëtar të Parlamentit Evropian, por fakti që për herë të parë zë vend në këto lista edhe një emigrant i lindur e i rritur në Shqipëri dhe i integruar në zhvillimet evropiane, nuk është pak. Se sa pranë fitores do të jetë Lefter Dhimitri, këtë do ta tregojë votimi që do të bëhet më 7 qershor.