Tallje ndërinstitucionale me duhanpirësit
Duhanpirësit e rregullt duhet ta kenë vënë re se në disa nga paketat e cigareve, në anën e pasme, u ofrohet ndihmë për të hequr dorë nga vesi i keq.
"Kërkoni ndihmë për
të lënë duhanin:
telefon 0800 47 47;
Sektori i Abuzimit me
Substancat, Instituti
i Shëndetit Publik;
www.ishp.gov.al
konsultohuni me
mjekun/farmacistin tuaj"
Një mesazh i qartë e tepër bujar, sepse të gjithë e dimë që telefonat me "0800" janë falas, ndërkohë që edhe navigimi në një faqe interneti e ka koston më të vogël se paketa më e lirë e cigareve. E pra institucionet që qëndrojnë në këmbë me paratë e taksave tona punokan për ne, të paktën Instituti i Shëndetit Publik e Tregoi veten...
Telefoni i gjelbër
Por nëse ndokujt i ka shkuar ndërmend të përfitojë vërtet nga bujaria e ISHP-së, zhgënjimi ka qenë shumë i madh.
Numri i gjelbër 0800 47 47 nuk ekziston. Sapo ta formosh këtë numër në telefon, nga ana tjetër e receptorit do të dëgjosh mesazhin e regjistruar nga një zë femre: numri që keni kërkuar nuk ekziston.
"Po, është e vërtetë, numri i telefonit nuk është ende në funksionim, sepse ka pasur ca probleme pas privatizimit të Albtelekomit", pohon drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, të cilin e takuam në zyrën e tij në katin e parë të godinës së rrëmujshme të Institutit të Shëndetit Publik.
I zënë ngushtë përpara faktit të pamohueshëm, drejtori u mundua të sqaronte se kishte qenë neglizhenca e personave përgjegjës ajo që kishte shkaktuar këtë problem, por të paktën, për stampimin e mesazhit në paketa nuk ishin harxhuar para.
Në fakt, ca para janë harxhuar, për një kontratë me Albtelekomin, që do të vinte në dispozicion numrin "e gjelbër" 0800 47 47. Bëhet fjalë vetëm për 25 mijë lekë të reja që i janë paguar Albtelekomit, por pastaj nuk është marrë më njeri seriozisht me këtë punë dhe numri nuk është vënë kurrë në funksionim, duke u ofruar kështu qytetarëve taksapagues shijen e hidhur të të ndjerit i tallur.
Interneti
Por nuk mbaron këtu. Sektori i Abuzimit me Substancat në Institutin e Shëndetit Publik ofron në "mesazhin bujar" edhe faqen e internetit www.ishp.gov.al për t‘u ndihmuar si të lësh duhanin. Nëse ndokush e ka klikuar këtë faqe interneti për të gjetur ndihmë, me siguri është ndjerë po aq i zhgënjyer e i tallur sa ai që ka provuar të telefonojë në numrin falas të ISHP-së. Në faqen e internetit nuk ekziston asgjëkund fjala duhan. Aty mund të gjesh disa artikuj të fundit për gripin e derrit, versionin kompjuterik të disa fletëpalosjeve të prodhuara kohë pas kohe nga ISHP për fushata të ndryshme, por asnjëherë për luftën kundër duhanit. Mund të gjesh një historik plot gabime ortografike të ISHP-së, si dhe një Curriculum Vitae të gjatë e të gjatë të drejtorit të institutit. Drejtori Alban Ylli thotë se me insistimin e tij, ISHP-ja ka arritur më në fund të ketë një faqe interneti, por nëpunësit, sidomos ata që merren me duhanin, nuk kanë bërë asnjë përpjekje që kjo faqe të pasurohet me informacion, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të tij.
Përgjegjësia
Mesazhi i rremë u miratua me firmë ministri
Vendimi u mor nga një
komitet ndërministror
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, e pranon se ka përgjegjësi për publikimin e një mesazhi të rremë për duhanpirësit, por përgjegjësi duhet të ketë, sipas tij, sidomos Roland Shuperka, njeriu që mbulon "çështjet e duhanit" në institut. Z. Shuperka është një personazh i njohur për opinionin publik, si një nga partizanët e ligjit të dështuar për ndalimin e duhanit në ambientet publike, ligj për të cilin ai u nderua me një çmim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Roland Shuperkën nuk e takuam dot, sepse ishte vazhdimisht në udhëtim për llogari të një projekti kundër duhanit. Në telefon ai na sqaroi se nuk kishte kurrfarë përgjegjësie personale për mesazhin e rremë, sepse stampimi i këtij mesazhi nëpër paketat e cigareve ishte miratuar nga një Komitet Ndërinstitucional që ka për kryetar ministrin e Shëndetësisë, për sekretar drejtorin e ISHP-së dhe për anëtarë disa zëvendësministra e përfaqësues të tjerë ministrish. Ky është Komiteti Ndërinstitucional për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit. Shuperka thotë se komiteti i kërkoi materiale për mesazhet që do të stampoheshin në paketa dhe ai e kreu detyrën, por vendimi u mor në mënyrë kolegjiale dhe u firmos nga krerët e komitetit. Bëhet fjalë për vendimin nr.2, datë 11 shkurt 2008 të këtij komiteti, ku është vendosur për krijimin e linjës së telefonit falas për ndihmë për lënien e duhanit dhe për dhënien e informacioneve ndihmëse nëpërmjet faqes së internetit të ISHP-së. Pra përgjegjësia shkon në instanca shumë më të larta se një specialist apo drejtues instituti dhe që shpërndahet në shumë persona, që demek kanë punë shumë më të rëndësishme se kjo. Pra, askujt nuk mund t‘ia drejtosh gishtin si fajtor, për këtë gënjeshtër e tallje që në fund të fundit, është krejt e panevojshme.