E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në punë hidrauliku 50 vjeç

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale, teksa punonte për riparimin e tubave të ujit. Trupi i pajetë i Zenel Krosit, nga fshati Bel i Matit, është gjetur rreth orës 05:00 të së hënës në përroin e fshatit. Ekspertiza e kufomës ka nxjerrë se 50-vjeçari ka humbur jetën aksidentalisht, pasi në trupin e tij nuk janë dalluar shenja dhune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›