E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përdhunuan, denoncon pas dy javësh e mitura

Përdhunon bashkëfshataren, prangoset autori 18-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të datës 6 maj, por vetëm dje pasdite policia e Rrethit të Librazhdit ka marrë në dorë kallëzimin nga e dhunuara. E mitura ka hezituar për të denoncuar dhunën seksuale e ushtruar ndaj saj, por më pas ka vendosur të rrëfejë për uniformat blu se çfarë kishte ndodhur disa ditë më parë. Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit të policisë së Librazhdit, menjëherë sapo kanë marrë denoncimin, rreth orës 20:00 të së dielës, është ndaluar 18-vjeçari E.Karaj nga fshati Rrajcë, rreth 40 km larg këtij qyteti. Karaj akuzohet se në datën 6 maj ka hyrë fshehurazi në dhomën e gjumit të 16-vjeçares, E.Ç., banore po në këtë fshat dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›