Një esse për të birin e Sulejman Bushatit
Çdo shkrim ka zanafillen e vet.
Shume shkurt dua te komunikoj, jo vetem me lexuesit e kesaj gazete, por me te gjithe, degjuesit, shikuesit e teleshikuesit e vendit tim. Ne debatin televiziv te Blendi Fevziut,ne ballafaqim me Ministrin e Jashtem shqiptar, Z.Lulezim Basha, perballe kesaj figure te nderuar, pame nje monster, personifikim i se kaluares, nje jago, nje mashtrues e përvetësues ordiner, nje tradhetar i vendit qe per fat te keq mund te quhet edhe i tij.
Duke pare debatin televiziv, çdokush, me dy pare mend ne koke, fillimisht do te krijoje disa pyetje e me pas do te arrije disa konkluzione te kesaj natyre: Cili eshte ky monstër i cili ka kurajon qe duke qenë pjella e Sekretarit te pare te Rrethit, jo vetem te guxoje te nxjerre surratin e fëlliqur ne shesh jo vetem te harroje paturpesisht te kaluaren qe ia kalon edhe ferrit te Dantes dhe qe prijesi i tij ishte Sula i Bushatajve, qe duke qene Sekretar i Pare, domosdoshmerisht duhet te ishte i biri i Enverit (s’po hyjmë tek problemet biologjike, se asnjëherë gjërat nuk janë si duken në “familjet komuniste”), por edhe nipi i Mehmetit e i Ramizit. Ky monstër - i biri i të atit - mundohet te spekuloje me padijen (jo per faj te tyre) te ketij brezi te ri, i cili nuk ka patur asnje mundesi per t’u njohur me makabritetet e asaj periudhe kur princi, mbreti, pashai ne rrethin e tij ishte i jati i ketij biri (sigurisht nëse kreditojmë pakapërcyeshmërinë e familjes komuniste).
Shikojeni me kujdes, miqtë e mi, por edhe ju socialistë të ndershëm! Kjo hienë qe edhe pse ende e parritur, tërë kënaqësinë perverse e ushqen vetem duke vjelle vrer ndaj Shqiperise, ndaj popullit shqiptar, qe nuk i perket atij. Njeherësh, për t’u ngjitur edhe nje shkalle me tej, eshte i gatshem t’i vërë shkelim ne fyt edhe atij qe ka bere kokën.
Mos u çudisni per egersine e tij ne debat. Ai ka teresisht te drejte. Ai e ndjen veten teresisht te persekutuar. As mos t’ju shkoje ndermend se i vjen keq kur i permendni te atin. Ai eshte nje specie qe nuk ia di per nder as atij qe e ka pjellë. Ai eshte teresisht i egersuar vetem per faktin se nëse do te vazhdonte te ishte epoka e Sul Bushatit, ky pervers do te perjetonte jeten e atij pashait qe na e tregoi mbrëmë ne maje te pemës.
E vetmja gjë që une nuk do ta falja ne ate debat eshte qendrimi inert, gjakftohtë më tepër se duhet i Ministrit te Jashtem, i atij ministri qe eshte nga figurat qendrore te ketij shteti, qe po behet simbol i shtetit te vetem modern shqipetar, qe i shkëputur perfundimisht nga epoka e social-komunizmit, eshte rreshtuar denjesisht perkrah shteteve me te fuqishme te Europes.
Ky hienë-njeri (nëse mund te quhet i tille), ky bir i denje i te atit, ky personifikim i antishqiptarizmit, ky tradhtar i Shqipërisë (jo i atdheut te tij), ne tërë karrierën e tij, ndoshta qe ne kopsht ka zbatuar urdherat e padroneve te tij e te babait te tij. Nuk ka njeri ne bote qe te vjellë vrer ndaj atdheut te vet, siç e ka bere e vazhdon ta beje me zell ky kelysh i parritur i BIA-s. Shikojeni se si i shkelqejne syte kur thote se Serbia do te perfitoje nga liberalizimi i vizave, kur thote se Maqedonia do te perfitoje nga liberalizimi i vizave. Mos e fajesoni, eshte gjaku i tij. Kjo race perverse ka te vetmin qellim: “Shqiperia te rikthehet ne Serbi, ne Kubën e Kastros apo Venezuelën e Çavezit.
Miqte e mij votues! Pamja e atij debati beri prezent gjithshka. Nëse do kishit deshire te rikthenit shtetin tribal e kriminal te Sul Bushatit, nëse deshironi, t’i riktheheni epokes kur ai burgoste, dënonte, internonte, dëbonte, demaskonte, këshillonte, varte e pushkatonte, votoni per kelyshin e tij, qe siç e shihni eshte shume me i eger e gjakësor se i ati.
...