E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i OSSH-së ishte një ndër sukseset e strategjisë ekonomike të qeverisë

Privatizimi i OSSH-së nga një prej kompanive më lider në Europë në tregun e energjisë, nga ÇEZ Group, përbën një prej sukseseve të strategjisë ekonomike të qeverisë shqiptare për fuqizimin e sektorit energjetik të vendit.  Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), shitja e OSSH-së tek kompania çeke, Çez Group me nje çmim prej 102 milion euro, ka qënë një proces model përsa i përket profesionalizmit, transparencës dhe përfshirjes së palëve të interesuara. Rasti i privatizimit të OSSH-së është vlerësuar edhe nga ekspertë të huaj si një rast tipik i suksesit, nga i cili duhet te marrin shëmbull të gjithë ata që synojnë të ndërmarrin reforma dhe privatizime të ngjashme. Sipas specialistëve, privatizimi i OSSH-së është kryer në një kohë rekord, afërsisht 2 vjet, ndërsa koha mesatare e privatizimeve të ngjashme është më shumë se 4 vjet, ndërkohë që ky proces ka qënë shumë transparent, duke informuar publikun dhe ligjëvënësit në mënyrë periodike. Kompania çeke që bleu OSSH-në ka të gjitha garancitë e një investitori shumë serioz, ndër më të mëdhenjtë në Evropë, ndërsa çmimi i shitjes së OSSH-së është çmimi më i mirë i shitjeve të ngjashme në rajon. Në kontratën e shitjes janë të parashikuar me hollësi elementët rregullatore si, detyrimi i kompanisë CEZ për të paksuar 17% humbjet në një periudhë 5-vjecare, për të rritur minimalisht arkëtimet 1% për çdo vit, të pamundura këto pa investuar së paku 200 milion euro për sistemin e shpërndarjes. Me anë të miratimit të Modelit të Tregut dhe të deklaratës Regullatore, si dokumentat thelbësore të Reformës në sistemin energjetik, praktikisht është siguruar një politikë sociale e fortë përsa i përket shtresave në nevojë dhe ekspozimit të tyre kundrejt rritjes së çmimit të energjisë. Sikurse shprehen specialistët, viti 2009 nuk do të njohë rritje çmimi, ndërsa në vitet në vijim balancimi do të mundësohet nëpërmjet energjisë mjaft të lirë që vjen nga HEC, që vazhdojnë të jenë pronë publike, si dhe reduktimit të humbjeve dhe rritjeve të arketimeve që vetë kompania do të mundesojë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›