E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperët e pavarur të ekonomisë: Treguesit fiskalë paraqesin ecuri pozitive

Ekspertë të pavarur të ekonomisë, mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros (OSFA), gjatë një konference prezantuan raportin e tretë të projektit "Monitorimi i buxhetit 2008 dhe 4-mujori i parë i këtij viti". Qëllimi i projektit "Monitorimi i buxhetit të shtetit", tashmë një traditë e rëndësishme e fondacionit "Soros", është bërja e transparencës për një nga proceset më të mëdha e më të rëndësishëm politik, administrativ e financiar të shtetit si dhe të thellojë dialogun ndërmjet palëve të interesuara, sidomos në drejtim të pjesëmarrjes aktive të tyre në procesin e hartimit, zbatimit dhe të monitorimit të buxhetit, në mënyrë të veçantë për sektorët prioritarë. Ekspertët prezantuan realizimin e treguesve kryesorë buxhetorë dhe programin e shpenzimeve publike sipas ministrive dhe sektorëve prioritarë për këtë periudhë. Pjesë e këtij raporti ishte edhe analiza e realizimit të treguesve fiskalë dhe buxhetorë për periudhën janar-prill. Në raport ekspertët shprehen se viti 2009, në kushtet e thellimit të mëtejshëm të krizës ndërkombëtare, e vë përballë sfidave të reja ekonominë shqiptare. Por sipas tyre, rritja ekonomike vjetore pritet të jetë pozitive. Ata vlerësojnë edhe se gjatë 16 muajve realizimi i treguesve fiskalë ka patur një ecuri të mirë. Ndërsa referuar shpenzimeve kapitale sipas tyre, në 4-mujorin e parë, janë realizuar 136 % ose 8.400 milionë lekë më shumë se plani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›