Artistët për të zhdukurit

Ende përballemi me probleme dhe çështje të pa zgjidhura, që nga paslufta, të cilat edhe sot e njëmbëdhjetë vite janë preokupim i pandashëm i shoqërisë sonë. Pa dyshim një nga preokupimet tona, e sidomos të disa familjeve në veçanti, është fati i të zhdukurve në luftën e fundit. Ky problem është ngritur disa herë, me protesta të ndryshme mirëpo jo pak e veçantë është të ngrehim në pah këtë problem nëpërmes artit.
Shoqata e Artistëve Figurativë të Kosovës, gjegjësisht anëtarët e kryesisë kanë menduar që të dalin më një performancë artistike, me qëllim ndriçimin dhe zbardhjen e fatit të zhdukurve në Kosovë, gjatë luftës. Jo rastësisht, kjo iniciativë përmes artit. Arti dhe kultura nuk kanë vendimmarrje direkt, mirëpo në çdo vend i kontribuon ndriçimit dhe lobimit institucional.
Ky projekt (performancë) do të realizohet në përvjetorin e të zhdukurve në Kosovë. Është planifikuar të realizohet më datën 26 prill 2010.
Katër nga artistët, gjegjësisht, anëtarë të kryesisë së Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës, Amira Berkolli, Liridon Sefedini, Liridon Mula dhe Suad Rama me këtë projekt synojnë të shprehin preokupimin dhe shqetësimi e tyre për këtë problem nëpërmjet performancës një ditore në qendër të Prishtinës.
“Kjo përformancë artistike bashkëkohore, e cila do të komunikoj drejtpërdrejt me shoqërinë, pasi që kemi vendosur, të performojmë në qendër të Prishtinës, dëshirojmë të vejmë në pah preokupimin tonë edhe nëpërmes artit”, u shpreh Suad Rama, njëri nga katër artistët organizatorë.
Sipas tij ideja për një projekt-performancë të tillë ka qenë më herët.
“Ne, si edhe shumë artistë tjerë, fillet e para, sa i përket kësaj teme i kemi pasur në punime individuale, mirëpo është problem që preokupon gjithë shoqërinë, jemi bërë bashkë dhe e kemi ndjerë të arsyeshme të bëjmë më shumë për të zhdukurit nëpërmes artit”, u shpreh Rama.
Performanca do të realizohet para Pallatit të Rinisë, gjegjësisht tek skulptura ( NEW BORN) e cila gjithashtu do të jetë pjesë e performancës, kjo skulpturë paraqet lindjen e një shteti të ri , artistët do të mbulojnë gjysmën e kësaj skulpture, sipas tyre për të shprehur mungesën e më te dashurve tanë.
“Në këtë mënyrë ne duam të sensibilizojmë opinionin dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare, që të bëjnë më shumë drejt zgjedhjes së këtij problemi, preokupim për gjithë shoqërinë, e pa dyshim më shumë për familjarët e të zhdukurve” u shpreh, Rama
Pjesë e performancës do të jenë edhe 200 kornizat me pëlhura te pikturuara pa detaje dhe disa pëlhura te zbrazta që paraqesin personat e pa gjetur.
Për realizimin e këtij projekti artistët deri më tani kanë gjetur përkrahje nga Ministria e Kulturës Rinis dhe Sporteve, pa dyshim presin përkrahje të mëtutjeshme “ Ia vlen të kontribuohet në të, është problem që më preokupon mua si individ, ne si artistë, më së shumti familjarët e të zhdukurve dhe pa dyshim gjithë shoqërisë sonë”, tha Rama.