Një festë për “Prolog Giffon-in”
01/06/2010 Formati i filmit për fëmijë dhe të rinj ka përfunduar me një koncert të mbajtur mbrëmjen e së dielës në sheshin “Nënë Tereza”
Pas dy javë projeksione filmash për fëmijë dhe të rinj në qytetet turistike të Sarandës, Vlorës, Pogradecit, Durrësit dhe Lezhës, “Prolog Giffoni” është mbyllur mbrëmjen e së dielës me një koncert në sheshin “Nënë Tereza”. Ndonëse koha nuk ka qenë aleat i këtij turi, koncerti nisi me një spektakël që “Sbandieratori di Gubbio” krijuan me flamuj, një traditë e vjetër tashmë e të bërit art. Pjesë e shumë manifestimeve në vende të ndryshme të botës, flamurëhedhësit kanë bërë një performancë të parë në Shqipëri, të ftuar për të qenë pjesë e mbrëmjes festive që përmbylli “Prolog Giffoni-n”, turin që i paraprin edicionit të gjashtë të “Giffoni FilmfFestival Albania” që do të mbahet në tetor. Ambasadori italian në Tiranë Saba D’Elia është ngjitur në skenë për të përshëndetur këtë format të filmit për fëmijë dhe të rinj që shkon e takon publikun në disa qytete të Shqipërisë. Këtë vit “Prolog Giffoni” ka qenë pjesë e eventeve të shumta që ambasada italiane organizoi nën moton “Shqipëri-Itali 2010, dy popuj, një det, një miqësi”. Themeluesi i këtij festivali që në Itali shënon sivjet 40-vjetorin, Claudio Gubitosi dhe Presidenti Carlo Andria kishin udhëtuar nga Italia për të qenë të pranishëm në Tiranë dhe për të shprehur për të disatën herë mbështetjen e tyre për kthimin e këtij festivali në një traditë edhe në Shqipëri. Në ceremoninë e madhe që do të organizohet në Itali në korrik të këtij viti, Shqipëria do të jetë e ftuar të marrë pjesë me jurinë e fëmijëve që do të përzgjidhet nga pjesëmarrësit në “Giffoni Albania”. Atmosfera ka vazhduar nën ritmet e këngëve të kantautorit italian Niccolo Fabi, i shoqëruar në violinë nga Andrea di Cesare. Të ftuar specialë për këtë spektakël, ata kanë interpretuar live në skenën e ngritur para Akademisë së Arteve. “Prej disa vitesh unë jam dëshmitar i suksesit të “Giffoni FilmFestival”, ka thënë Niccolo Fabi. Në të dytën vizitë në Shqipëri, rreth 8 vjet më parë ka qenë pjesë e një ndeshje bamirësie mes artistëve italianë dhe atyre shqiptarë, shpreson të kthehet sërish me një projekt muzikor që mund të bashkonte muzikantë shqiptarë e italianë. I rritur në një familje muzikantësh, Niccolo Fabi i bie disa instrumenteve, publikon në vitin 1996 publikon diskun e parë dhe një vit më vonë merr çmimin e kritikës në kategorinë e të rinjve në Sanremo. Aktivitetin e tij muzikor e zhvillon përmes koncerteve live dhe planifikon që së shpejti të realizojë një disk dal vivo. “Arsyeja kryesore pse bëj muzikë është se më pëlqen të shkruaj. Eksperienca e kantautorit është një eksperiencë tipike, janë persona që kanë dëshirë të tregojnë përmes këngëve këndvështrimet e tyre mbi gjërat, japin dëshmi të vogla për një publik që i ndjek”, shprehet ai. Pjesë e këtij koncerti ka qenë edhe këngëtarë shqiptarë të muzikës së lehtë si nesër në mbrëmje, do të ngjiten në skenë këngëtarët e rinj më të njohur shqiptar si grupi “Produkt 28”, Orinda Huta, Samanta Karavello, Rosela Gjylbeku, Big Basta dhe Ester Hoxha. Pas dy javë dialogimi të drejtpërdrejtë me fëmijët dhe të rinjtë në pesë qytete turistike shqiptare, “Prolog Giffoni” lë të hapur rrugën e takimit me të tjerë të rinj që duan të shijojnë dhe dikutojnë filmin për fëmijë në tetor të këtij viti, në turin e “Giffoni FilmFestival Albania”.