E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kyçet” gjykata e Skraparit, në Berat për një vërtetim

01/06/2010 Largohen sekretaret, banorët pa shërbim

SKRAPAR- Janë tetë komuna, të cilat do të udhëtojnë rreth 120 kilometra për të marrë një vërtetim në gjykatën e Beratit. Ditën e djeshme një vendim absurd ka larguar nga puna dy sekretare, të cilat kryenin shërbimin për dhënien e vërtetimeve dhe pritjen e qytetarëve në gjykatën e Skraparit. Tashmë një banor i fshatit Sarav të komunës Zhep, apo një banor i Potomit, Shtërmenit, Çepanit dhe i fshatrave të tjerë të Skraparit i duhet që të qëndrojë një natë në Berat në hotel për të marrë një vërtetim. Edhe pse vendimi absurd për largimin e dy sekretareve, që kryenin shërbime për 48 mijë banorët e rrethit të Skraparit, është dhënë dje, askush nga deputetët, si edhe nga pushteti vendor nuk e ngriti zërin pran ministrit apo instancave të larta shtetërore, për të ndaluar pushimin nga puna e dy sekretareve apo për të bërë zëvendësimin e menjëhershëm të tyre për të mos lënë pa shërbim qytetarët e Skraparit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›