E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje figure e paster dhe konsensuale per KLSH

Nga Andi Bejtja
Kisha kohe qe e kisha degjuar te qarkullonte ne korridoret e politikes emrin e Dashamir Shehit per postin e Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit por nuk e kam besuar asnje cast per arsyen e thjeshte eshte nje profil 100 here me i kualifikuar se cduhet per kete pozicion. Nuk do ti kisha nisur keto radhe ne qofte se nuk do te kisha konfirmuar nga vete Shehi me fjaline modeste edhe mund ta pranoj ne qofte se ma propozojne. Nuk e di sesi erdhi ne treg per kete pozicion emri i Dashamir Shehit nuk dua as ti futem analizes pse eshte gati ta pranoje Shehi kete post disi poshte profilit te tij politiko-profesional por per nje gje jam i bindur Shqiperia nuk e ka luksin te djege te ashtuquajturit overqualified dhe me kete pretekst ti hape driten jeshile atyre less qualified. Nuk kam ndermend te numeroj pluset e panumerta ne CV-ne e pasur te Shehit por nje gje eshte per tu nenvizuar Shehi ne kete post se pari jep nje garanci te madhe per gjithe shoqerine shqiptare dhe jo thjesht per politiken per ata qe do e propozojne e me pas do e votojne Shkurt dhe shqip Shehi nuk po shkon ne kete pozicion per te vene gjoba eren e rende qe ne fakt mban ky post ne Shqiperi. Kete garanci e jep karriera e tij 20-vjecare. Dashamir Shehi ka qene zevendeskryeminister e minister duke vene gure te rende reformash pas viteve 90 dhe ne nje kohe kur sic thuhet leku te hynte vete nga hundet dhe eshte nga figurat e pakta te ketyre dy dekadave i pa perfolur per asnje njolle sado te vogel korrupsioni. Ka qene ideator realizues i dhjetera reformave iniciator i shume ndryshimeve legjislative i shume privatizimeve anekend Shqiperise dhe ne 20 vjet asnje perfolje sado te vogel perkundrazi me gjithe postet qe ka patur nuk ka arritur te marre as pronat e veta qe per hir te se vertetes nuk i ka te pakta. Nje rast i pazakonte ky per nje perfaqesues te klases politike shqiptare

Nga ana tjeter Dashamir Shehi edhe pse politikisht i pozicionuar fort djathtas ideologjikisht realisht ka distance te barazvlefshme nga te gjitha ngjyrat e politikes shqiptare. Gjate kesaj dekade ai kurre nuk ka bere pazare majtas eshte larguar nga PD-ja dhe ka mbajtur nje qendrim dinjitoz as duke i gjuajtur me gure fshehtas PD-se por dhe as duke iu lepire. Shkurt Dashamir Shehi gjate gjithe kesaj periudhe ka pire vetem nga gota e vet ne te gjitha kuptimet edhe pse gota e tij mund te kete qene e vogel. Ndaj pervec ndershmerise Shehi eshte dhe nje nga figurat me konsensuale per kete post.

Per paradoks distancen me te vogel ne krahasim me te gjithe spektrin e politikes shqiptare Shehi e ka me ate qe deri tani ka hezituar ta propozoje Presidentin e Republikes Bamir Topi qe nuk eshte cudi qe ne vitet 90 ta kete marre perdore dhe ta kete sjelle ne dyert e Partise Demokratike. Shumekush habitet madje ka dhe nga ata qe pyesin pse heziton presidenti Topi te propozoje per kete post nje te sojit te vet Madje ka nga ata qe duke patur pikerisht parasysh figuren e Shehit dhe piketakimet qe ai ka me Topin shkojne dhe me larg Pse nuk propozon Topi nje te Partise se vet Ideologjikisht dhe ne pikepamje te tregut politik te dyja keto figura pak a shume kane lundruar ne te njejtat ujera e kane krijuar profilin e tyre duke perdorur pak a shume te njejtin brume elektorati dhe fundja fundit mesa di une jane dhe miq. Jane aq miq te pakten pare nga kendveshtrimi Shehit saqe Bamir Topi ka qene i vetmi politikan keto vite qe eshte vleresuar publikisht per rolin e tij si President nga ana e Shehit. Nuk mjaftojne gjithe keto motive per Bamir Topin te guxoje te propozoje per Kryetar te Kontrollit te Larte te Shtetit nje figure te paster konsensuale dhe fundja fundit mikun e tij Dashamir Shehi Dhe refuzimi virtual qofte i te djathteve qofte i te majteve ne kete rast do te ishte veshtire i motivueshem.

Ka zera qe thone se per Topin tashme kur duket se po mendon me shume per Partine e Re eshte me i rendesishem testimi ne Parlament i rrymave brenda se djathtes per te matur peshen e vet reale ne politike me 2012 kur dhe do te jete nje politikan i thjeshte apo nje Kryetar i Ri Partie. Une shpresoj qe pas ketyre testimeve te pavlera politike presidenti Topi ti kthehet sojit te vet aty e ka vertetuar qe ka peshen dhe fuqine dhe ti jape Shqiperise nje Kryetar te ndershem e konsensual Kontrolli Shteti pse jo ne te njejten kohe dhe mikun e vet te sojit te vet Dashamir Shehi.
Gazeta Mapo

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›