E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një film në Hollivud kushtuar UÇK-së

Hollivud, 23 shkurt, NOA - Blood in My Hands (Gjak në duart e mia), është libri i botuar në Australi nga Craig Jurisevic, një kirurg i specializuar për zemrën dhe lektor në universitet. Me prindër sllovenë, por i lindur dhe rritur në Australi ai njihet për guximin e tij për të punuar në zonat më të rrezikshme të luftës. Në vitin 1999, ai udhëtoi për në Shqipëri dhe filloi punën si mjek në Spitalin e Kukësit, që u bë qendra kryesore e mjekimit dhe rehabilitimit fizik të luftëtarëve të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe pikërisht, eksperiencat e punës në këtë kohë, i dhanë atij impresionet e duhura për ti përshirë ato më pas në një libër të veçantë.

Gjatë periudhës së luftës, Craig bëri dhjetëra operacione duke shpëtuar luftëtarë dhe civilë shqiptarë. Ai mori pjesë edhe në patrulla të UÇK-së që depërtonin përtej vijës serbe dhe u bë dëshmitar i masakrave të kryera nga ushtarakët dhe paraushtarakët serbë.

Sot, më shumë se dhjetë vite mbas kësaj aventure (Craig Jurisevic ka pasur edhe shumë të tjera në Afganistan, Timorin Lindor etj), kirurgu pro-shqiptar ka botuar një libër me titull

Libri është shkruar në bashkëpunim me Robert Hillman, një autor i njohur biografish që në vitin 2005 fitoi Çmimin Kombëtar Australian për Biografitë. Libri i tij My Life as a Traitor (Jeta imë si tradhëtar) i shkruar bashkë me Zarah Ghahramani-n është botuar në shumë vende të botës dhe u shpall Libri i Vitit nga gazeta e njohur San Francisco Chronicle. Libri Blood in My

Hands që përshkruan rrethanat tragjike të luftës në Kosovë dhe përvojat personale të mjekut që vendosi ti bashkohej UÇK-së ka pasur sukses ndërkombëtar dhe po botohet në disa vende të botës. Faqja në internet e botimit të këtij libri është: http://vilddingopress. com.au/

Historia e përshkruar në libër është përdorur për një skenar filmi në Hollyvood që do të flasë për luftën në Kosovë.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›