Një film shqip për luftën me mafien
Ai është baba, kryefamiljar që, për dashuri të fëmijëve, detyrohet të bëjë gjithçka... Për dashuri të familjes ai bën gjithçka, deri edhe të kalojë përtej vetes, idealeve e gjithçka i jep kuptim dhe vlera jetës së tij. Një baba që bie pre e klaneve mafioze, që për hir të të vegjëlve të tij, ndryshon duke kaluar në anën tjetër, në atë të të këqijve. Një histori njerëzore, aty ku fati i individit është qendra...
Sunaj Raca është në shesh-xhirim. Ka nisur punën për të sjellë para publikut në bashkëpunim me kompaninë "DigitAlb" dhe shtëpinë filmike "Arena" në Kosovë, një serial të ri, të cilin e ka titulluar "Familjet". Falë këtij bashkëpunimi, regjisori nga Kosova, Sunaj Raca, do të sjellë në pesë seri, serialin për të cilin ka nisur të punojë prej më shumë se një muaji. "Në këtë film serial, nuk merrem me fate kolektive. Jam përqendruar me fatin e individit. Kam dashur të sjell fatin e një njeriu, i cili bie në grackat e mafies pa dashjen e tij. Seriali "Familjet" trajton problemet sociale, plagët e shoqërisë së sotme. Rrëfen se çfarë e shtyn një njeri të bjerë në rrugën e mafies e të bandave", tregon regjisori Sunaj Raca, i cili në të njëjtën kohë, është edhe skenaristi i filmit. Ai ka vendosur të rrëfejë luftën e përhershme mes së mirës dhe së keqes, të njerëzve që janë në mbrojtje të ligjit, por edhe të atyre që janë kundër tij.
Sunaj Raca do të sjellë edhe një herë në vëmendje një konflikt të pafund, për të treguar se e mira dhe e keqja bashkëjetojnë dhe janë pjesë e natyrës njerëzore, se ai që vendos se cilën anë të mbajë, zgjedh ta bëjë këtë... arsyet, psetë janë po kaq të pafundme. Sepse në ditët tona, në kohët që ne jetojmë, secili prej nesh vazhdimisht bën zgjedhjet e veta. I tillë është rasti i kryefamiljarit te "Familjet", që zgjedh anën e të këqijve, sepse nuk ka mundësi tjetër. Një histori që shënjohet prej zgjedhjes së një individi...
"Familjet", që vjen si produksion i kompanisë "DigitAlb", do të sjellë para shikuesit betejën e policisë shqiptare në Ballkan kundër mafies shqiptare, kosovare, malazeze... Në një gërshetim mes dramës dhe aksionit, seriali "Familjet" ka një kast aktorësh nga më të vlerësuarit në Kosovë dhe në Shqipëri. Rajmonda Bulku e Tinka Kurti, Arben Derhemi (në rolin kryesor), Fatos Sela, Enver Petrovci, Saimir Sina, Veton Osmani, Mentor Zymberaj, Florentina Ademi, Diar Xani e Basri Lushtaku do të sjellin për të gjithë shikuesit historinë e përditshme, atë me të cilën jo rrallëherë na është dashur të përballemi.
Për regjisorin Sunaj Raca, bashkëpunime të tilla mes Shqipërisë e Kosovës duhet të vijnë më shpesh, ai i shikon si një domosdoshmëri. Flet me siguri për këtë pjesë, pasi nuk është hera e parë për të që bashkëpunon me "DigitAlb". Kolona zanore e filmit i është besuar një tjetër profesionisti, Bojken Lakos, i cili do të sjellë më të mirën e tij, frymëzuar prej historisë së kësaj drame aksion. Më parë, ai ka sjellë edhe filmin "Etjet e Kosovës", si dhe dy dokumentarë, të cilët janë realizuar suksesshëm prej kësaj kompanie. "Pasi pashë që realizimet e mëparshme u pëlqyen dhe patën sukses te publiku, mendova se edhe për serialin duhej të lidhesha sërish me kompaninë ‘DigitAlb‘, të cilën e falënderoj sinqerisht", thotë regjisori nga Kosova. Për përgatitjen dhe realizimin e serialit "Familjet" janë përkushtuar forcat më të mira të "DigitAlb". "Familjet" po xhirohet me teknikë high definition, post produksioni gjithashtu. "Ne kemi zgjedhur teknikën më të avancuar për ta sjellë këtë serial të suksesshëm dhe të dashur në sytë e publikut", vazhdon më tej regjisori. Producenti Altin Prifti dhe regjisori Sunaj Raca shpresojnë shumë që pesë seritë e para të serialit të shfaqen në fund të muajit dhjetor. Ata janë përgatitur që gjithçka të shkojë më së miri, aktorët gjithashtu, me shpresën që seri të reja të vazhdojnë të ndjekin serialin "Familjet" pas këtyre pesë episodeve të para.