E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres kapen 10 kg heroine dhe 200 kg kanabis

Antidroga e Durrësit në bashkëpunim me strukturat e tjera policore në Port ka zbuluar ngarkesën prej 10 kg herorine dhe 200 kg kanabis sativa në kamionin e një personi që u vendos në pranga. Tushemir Lleshi, 29 vje♪5 nga Fushë Kruja është arrestuar i akuzuar si posedues i kësaj sasie droge, që kishte destinacion Italinë. Lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli policor në pikën kufitare të portit të Durrësit mbrëmjen e së hënës. Policia e cila kishte marrë informacion në rrugë operative, ka organizuar dhe operacionin për sekuestrimin e saj si dhe arrestimin e poseduesit të drogës. Droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në një kamion të llojit benz me targa të huaja (AAGL777) që do të nisej në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari të ankoruar në Portin e Durrësit. Sipas të njëjtave burime substanca është gjetur e fshehur brenda automjetit e ndarë në disa pako të mbështjella me natriban të tejdukshëm në pjesën e sipërme të së cilës ishte vendosur lëndë të tjera që ky kamion transportonte. Ndërkaq nga ana e efektivave të Antidrogës si dhe grupit hetimor po hetohet lidhur me indentifikimin e personave të tjerë të cilët mendohet të jenë pjesë e këtij rrjeti, por edhe në zbardhjen e itinerarit të drogës, siç është vendi i origjinës, por dhe destinacioni përfundimtar i tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›