E Diel, 1 Nëntor 2026

I miri, i keqi Sollak

Qeveria dhe Prokuroria janë sërish në "luftë", ku edhe pse nuk mund të flitet për fitore, duhet të shënohet se kryeprokurori ka arritur të marrë disa poizicione. Një beëtejë pak e çuditshme që filloi me deklarimet e kryeministrit Sali Berisha për një punë të shkëlqyer të prokurorisë (më vonë u sqarua në punë të shkëlqyer të sekmenteve të pakapura nga krimi dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda) dhe degjeneroi në deklarata për bashkëpunimk kriminal apo akuza për antikushtetuetshmëri. Përplasja e institucioneve, është fenomeni, që po shoqëron qeverisjen e shqiptarëve që prej tre korrikut. Pamundësia për të vepruar me dorë të hekurt, për të zëvendësuar krerët e lënë në poste nga socialistët, duket se e ka kaluar qeverinë në pozicionin e akuzueses publike, një rol që nuk duket se i takon asaj. Nga ana tjetër Prokurori i Përgjithshëm, është përpjekur deri më tani t'i qëndrojë sulmit, për arsye që duket se e tejkalojnë dëshirën për të ruajtur vendin e punës. Ndërkohë gjatë javës u vunë re qëndrimekonfuze të qeverisë e partisë Demokratiuke, në lidhje me fatin që do të ketë "kolltuku" i Prokurorit të Përgjithshëm.
Ndryshimi i humorit....
Në fillim të javës, kreu i qeverisë dha një shejë të qartë se marrëdhëniet e tij me Prokurorin e Përgjithshëm kishin ndryshuar. Shumë kush e perceptoi këtë si pasojë e vizitëssë Sollakut në zyrate FBI në SHBA. Deklratat e Kryeministrit berisha ishte e tillë që nuk linte vend për ekuivok. "Puna e Prokrurorisë është e shkëlqyer..." Dukej se gjithçka pas kësaj do të shkonte vaj, ashtu siç në fakt po shkonte lufta kundër krimit të organizuar. Por kreu i qeverisë nguroi ta rikonfirmonte "punën e shkëlqyer" në emisionin Opinion të Blendi Fevziut. Ai iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë, ndërsa theksoi se "Puna e shkëlqyr i atribuohej disa sekmenteve të prorkurorisë" dhe nga ana tjetër paralajmëroi komision hetimorë për "sekmentet e kapura nga krimi". Kjo e dyta u pa si sulm ndaj Sollakut dhe PD nuk harxhoi shumë kohë për të na lënë në mjegull. Deputeti i saj Bujar Nishani në një deklaratë për shtyp e akuzoi kreu e prokurorisë për lidhje me krimin madje me dy prej organizatave të cilësuar si mjaft të rrezikshme. Askush nuk arrin të kuptojë arsyet e ndryshimit të humorit të qeverisë në lidhje me prokurorinë. Por ky lloj ndryshimi i tillë mund të shkaktojë një sërë problemesh në organin e akuzës në një kohë kur duket se ky i fundit ka vënë me shpatulla pas murit krimin.
Kur "përça dhe sundo" nuk funksion
Prokuroria është një organ i çentralizuar dhe madje duket se i gjithi në momente të vështira unifikohet, për rreth kreut të tij. Kur PD goditi Sollakun herën e parë, ishin tre prokurorë që dolën kundër kryeministrit duke ia rrëzuar akuzat. Ndërsa në goditjen e djeshme, veç reagimit të vetë Prokurorisë së Përgjithshme, që i quajti si të ulëta akuzat edhe Prokuroria eKrimeve të Rënda reagoi, duke hedhur poshtë teorinë e deklaratave të Nishanit se suksesi i përkiste asaj, e duke proklamuar bashkëpunimin në institucion e angazhimin e vetë prokurorit të Përgjithshëm në luftë kundër krimit, përfshi edhe organizatat në fjalë. Këtu duket e përpjekja e qeverisë për të veçuar apo përçarë, Sollakun e me vartësit e tij dështoi. Madje këta që morën falenderime e PD-së, nuk i pranuan ato duke iu referuar faktit se gjatë gjithë punës së tyre, kishin pasur një ndihmesë të madhe dhe përkrahje të herëpasherëshme nga Sollaku. Kështu deklaratat e PD-së u përgënjeshtruan aty për aty, ndësra beteja e zhvilluar e gjitha në mendia nuk nxorri në dritë asnjë të fituar, prej palëve që morën pjesë në të. Ajo thjesht zhvendosi opinionin nga çështje të rëndësishme në të tjera krejt dytësore, siç janë akuzat e përhershmemes drejtuesve të vendit në Shqipëri. Por e gjithë kjo ishte njëkohësisht nëj mësim i mirë për politikën. Të "gërricesh" me institucione edhe pse këto mund të mos kenë aq pushtet sa t'i nuk do të thotë që do të fitosh, madje mund të detyrohesh të tërhiqesh me "bisht ndër shalë". Nga ana tjetër ajo që ndodhi dje është një hap, para në luftën e gjatë për pavarësi të instititucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›